Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

1 maji: GRUPI “COLONIA” KOPAKABANA

INDIRA-VLADICMysafirët që do të vijnë në Ulqin për 1 maj, por edhe vendasit, do të mund të kënaqen me disa programe interesante. Më emocionuese do të jetë në plazhin “Kopakabana”, ku do të ketë program gjatë gjithë ditës, me fillim në ora 11.

Përveç të tjerësh, do të marrë pjesë grupi i njohur kroat “Colonia”, këngëtari Danijel Alibabiq, si dhe disa DJ nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia.

“I gëzohemi riardhjes në Ulqin, sepse aty gjithmonë kishim eksperienca të shkëlqyera”, kanë deklaruar anëtarët e këtij grupit, koncerti i të cilit fillon në ora 14:30.

Program interesant do të ketë dhe në Bunë, si dhe në hotelin “Otrant”.

Një ditë më vonë fillon manifestimi treditor “Të gjithë për turizëm”, të cilin e organizon OT Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top