Thursday , September 18 2014
Lajmi i fundit

Brengosja për qytetin

Në Ulqin shpesh thuhet që resurset natyrore janë thesari më i çmueshëm i tij. Dhe janë! Ai është një ndër qytetet më të bukura dhe më të vjetër të Mesdheut, qytet i cili, siç thoshte në mënyrë të mrekullueshme njohësi më i mirë i mesjetës në këto hapësira, Milan Shufflay, luhatet lehtësisht nga veriu në jug: Ky është qyteti i detit të bukur, lumit Buna, liqenit të Shasit, ullishtës së Valdanosit, Kripores, pyjeve me pisha, kodrave, fushave dhe tokave pjellore të cilat, sikur të punoheshin, do të mund të furnizonin gjysmën e Malit të Zi me ushqim të shëndetshëm.

Por, qytetet, në radhë të parë, i bëjnë njerëzit, dhe atë njerëzit e lirë, njerëzit me dinjitet, dije, guxim. Kjo gjë Ulqinit asnjëherë nuk i ka munguar, edhe pse me dekada brutalisht është shkatërruar nga jashtë dhe nga brenda. Kjo energji njerëzore, besimi, dija, mirësjellja, e kanë  ruajtur ndër shekuj këtë qytet.

Energjinë dhe kreativitetin e mbajnë të rinjtë, derisa mosha e mesme është bartës i stabilitetit dhe demokracisë. Për këtë arsye këto dy popullata në dy dekadat e fundit sistematikisht dhe me plan janë varfëruar, politikisht janë margjinalizuar dhe janë shpërngulur anë e mbanë planetit në mënyrë që ato të djeshmit dhe përsëritësit ta shpërdorin pronën tonë, ti çojnë në falimentim ndërmarrjet dhe të bëjnë shverc, gjegjësisht të pasurohen, të krijojnë dinasti.

Njëkohësisht një pjesë e të rinjve, me apo pa dëshirë, u bënë pjesë e sistemit, ndërsa një pjesë është droguar.

E me këtë problem të rrezikshëm do të përballemi në të ardhmen, veçanërisht në situatën kur institucionet funksionojnë keq, shumë keq. Sepse, kësaj shoqërie, si ajri, uji dhe buka i nevojitet e vërteta dhe vetëm ajo mund të na çliroj.

Stabiliteti dhe kreativiteti janë përparësitë më të mëdha të qytetit. Qyteti dinamik dhe akoma i gjallë ruan në vete një thesar të vërtet të përvojave dhe eksperiencave njerëzore; ai është i thellë dhe i pasur fal aftësisë së vet që historinë dhe jetën e njerëzve ti grumbulloj shtresë pas shtrese.

Ulqini është qyteti ku dhe sot, në një vend, mund të shihen shtresat dhe grumbujt e nëntë civilizimeve të mëdha. Nëse vetëm kalojmë me shpejtësi nëpër to, njeriu duhet të bëhet tolerant.

Por, para se ti kthehemi traditës, zhvillimit, detit, pra vetes, duhet të ndahemi nga fuqitë e shkatërrimit. Sepse, qyteti duhet të jetë organ i dashurisë; gjëja më e mirë që qyteti mund të bëj është të zhvilloj kujdesin për njerëzit.

Shkruan: Mustafa Canka

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Current month ye@r day *

Scroll To Top