Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

2009-2013: DITËLINDJA E KATËRT E KrajaOnline.com

Katër vjet me parë, saktësisht me 29.08.2009 në Krajë, nisi punën portali KrajaOnline. Qëllimi i misionit tonë ishte që Kraja të ketë një portal, një dritare të vet në internet, një vend në të cilin gjendja në Krajë të paraqitet ashtu si është, jashtë çdo ndikimi.

Gjatë këtyre katër viteve KrajaOnline është munduar të trajtojë problemet që preokupojnë shqiptarët në Mal të Zi, e veçanërisht ato të cilët kanë të bëjnë me Krajën. Jemi munduar që lajmet e ngjarjet e përditshme, aktivitetet kombëtare, kulturore e sportive si dhe te tjera aktivitete nga Kraja t’i paraqesim sa më saktë dhe shpejt. Jemi munduar të pasqyrojmë gjendjen e vërtetë të banorëve të Krajës jashtë ndikimeve politike.

Një dritare e rëndësishme e portalit tonë është diaspora. Gjatë këtyre viteve jemi munduar që të sjellim vendlindjen më pranë atyre mijëra bashkatdhetarëve tanë kranjanë që ndodhen në mërgim por që mendjen e kanë në Krajë. Dhe jo rastësisht SHBA dhe Franca janë dy vendet e para për sa i përket vizitueshmërisë së portalit tonë.

Gjatë një viti KrajaOnline është vizituar nga më shumë se 67 000 vizitorë ndërsa janë shfletuar më shumë se 102 000 faqe. Padyshim se të gjitha këto të arritura janë bërë të mundura falë përkrahjes së vazhduar që kemi pasur nga lexuesit, ndërsa përmirësimi ynë varet edhe nga këshillat, sugjerimet, kritikat, idetë dhe gjërat tjera që vijnë nga ju.

Lufta për më shumë të drejta të shqiptarëve të kësaj zone në trojet e tyre etnike përmes kësaj dritare të informimit, si dhe besimi që ju ia shfaqni çdo ditë me lexueshmërinë tuaj, është motivi kryesor që e mbanë gjallë këtë medium.

Stafi i KrajaOnline dëshiron të falënderojë të gjithë lexuesit që gjithmonë të parin zgjedhin portalin tonë për t’u informuar. Falënderojmë të gjithë ato të cilët shkrimet dhe opinionet e tyre vendosen ti publikojnë në portalin tonë. Po ashtu mbesim të hapur dhe mirëpresim çdo ide dhe sugjerim tuajin, presim përkrahje më të madhe nga ju me synimin që ta përmirësojmë edhe më shumë këtë vend që bashkon të gjithë kranjanët dhe shqiptarët në Mal të Zi por jo vetëm.

Bashkë edhe në shumë përvjetorë të ardhëm…, porosit stafi i KrajaOnline.com

Portali Ul-info përzemërsisht uron përvjetorin kolegëve të nderuar!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top