Friday , November 24 2017
Lajmi i fundit

Prim.dr.G. Karamanaga, In memoriam: Prof.dr. emeritus Hektor Çoçoli – Mik i madh i Ulqinit

Hektor CocolliNjë nga doajenët e mjekësisë shqiptare Profesor Emeritus Doktor Hektor Çoçoli ndërroji jetë më 17.tetor 2017 bë Tiranë.lindi në Gjirokastër më 20.6.1939. Ishte mbi gjysmë shekulli mjek e pedagog… .

Asgjë nuk kushton aq pak dhe nuk çmohet aq shumë sa sjellja e mirë! Mjeku në qoftë se do që të jetë mjek në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, duhet t’u përkushtohet të tjerëve, ai nuk i takon më vetes” shprehja me të cilën Profesor Hektorit fillonte leksionet e para me studentët.

Më së pari emërohet mjekë  në Tropojën e largët dhe kalon aty pesë-gjashtë vjet,1960-1966 . Kthehet në Tiranë,nga 1967 e deri më 1975, punon si pedagog i thjeshtë në fakultetin e mjekësisë. Në periudha të ndryshme, nga viti 1983 deri më 2007 është zgjedhur shef i Klinikës së Fiziatrisë dhe shef i Klinikës së dytë të Pneumologjisë.

Kur bëhet zv.dekan i fakultetit të mjekësisë për problemet shkencore,1975-1983 .Vazhdon punën si shef departamenti në fakultetin e mjekësisë,pa e ndërprerë mësimdhënien si pedagog,si dhe punën në klinikë,1984-1997.si shef i klinikës së pneumologjisë në Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi” (pra Senatorium),1997-2007.

Në vitin 2008 merr titullin e veçantë “Profesor Emeritus”.
Gjatë viteve të punës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës Prof.Hektori ka dhënë lëndën e Pneumologjisë .

Profesor Hektor Çoçoli njihet si lektrues evropian mbi shërimin e tuberkulozit dhe krahu i djathtë i personalitetit të mjekësisë shqiptare krijuesit të Senatoriumit “Doktor Shefqet Ndroqit “.
Prof. Hektori është karakterizuar gjithmonë nga një këmbëngulje sistematike për t’i shërbyer vendit dhe kauzës së jetës të cilën e dëshmon më së miri në librin e tij

“ Nostalgji” .

KUJTIMET  E MIA

Për  here të parë u takuam në Pllazin e vogël në Ulqin në vitin 2001  kur  Hektori ishte mysafiri i Dr. Zylfije Durakut. Prej asaj kohe zhvilluam shumë aktivitete në  Shqipëri si edhe në Mal të Zi. Ka qenë pjesëmarrës i Kongresit të XV të mjekëve të Malit të Zi në Ulqin, si edhe në Bijelo Pole, Budvë… Gjithashu i simpoziumeve Ulqin Shkodër. Prof. Hektori ishte edhe recensent i tri librave mia:“Mjekimi me faktor natyror në regjionin e Ulqinit” ( 2008),“ Historiku e shërbimit shëndetësor në Ulqin” ( 2011 ),“Dielli, deti shëndeti” ( 2013).

Kam pasur privilegj dhe kënaqësi  të isha present në përurimin e librit tij monografik “Nostalgji-intervistë e jetës time”. Përurimi i librit ishte në maj në sallën  e madhe të Muzeut kombëtarë në Tiranë.

Në fund:

Prof. Hektori ka qenë  figure e madhe në mjekësinë shqiptare, gjithëkombëtare..

Ngushëllimet e sinqerta familjes dhe njëkohësisht përulje  me nderim përballë përkushtimit të çmuar të Prof.Emeritus Hektor Cocoli për Mjekësinë Shqiptare.

Profesor Hektor Çoçoli ka qenë mik i madh i Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top