Tuesday , May 22 2018
Lajmi i fundit

Resulbegoviq: ULQINI NUK MUND TË UDHËHIQET ME DHUNË

Naser ResulbegoviqKryetari i Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate Naser Resulbegoviq tha se ndryshimet në këtë qytet nuk janë të mundura pa partinë e tij.

“Jam i bindur se me vullnetin e qytetarëve do të ndryshojmë ato të cilët resurset e Ulqinit i shfrytëzojnë për pasurim të vetin dhe do të heqim paradoksin që qyteti më i bukur në Adriatik të jetë njëkohësisht edhe më i varfëri”, tha ai për “Dnevne novine”.

Resulbegoviq vlerësoi se fushata “në terren” është e paskrupull. “Kemi keqpërdorime të resurseve publike, presion dhe nënvlerësim të qytetarëve tonë të cilëve iu merret e drejta të zgjedhin dhe të tentohet që të detyrohen të votojnë për ato të cilët i vjedhin. Ato të cilët e bëjnë këtë gjë janë të vetëdijshëm që nuk e kanë besimin e qytetarëve dhe tentojnë që votën ta fitojnë me dhunë. Por, historia e pasur e Ulqinit na mëson që me qytetin tonë nuk mund të sundohej me dhunë, ndërsa turpi i atyre të cilët tentojnë të marrin të drejtat e qytetarëve do të zgjasin gjatë dhe do të vijë koha që të mbajnë përgjegjësi”, shtoi Resulbegoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top