Tuesday , July 17 2018
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Shtëpi të veçanta në Ulqin

Kulla e Hoxhë BushatitKulla e hoxhë Bushatit
Kulla e hoxhë Bushatit ka qenë ndërtesë e vjetër monumentale në mesin e Kalasë. Çdo turist i cili ka hyrë në Kala është ndaluar përpara kësaj shtëpie-kulle. Shumë piktorë e kanë piktoruar. Si fëmijë, më ka mbetur në kujtime piktorja e moshuar e cila ka ardhur disa vite në Kala dhe gjithmonë përsëri e ka pikturuar kullën e hoxhë Bushatit.
Më kujtohet figura e Musa ef.Bushatit ( 1876-1955) në Pazarin e gjytetit. Ishte imam i dalluar me autoritet të veçantë. Prej martesës me motrën e molla Sulejman ef. Peshkut ka pasur një vajzë (Shemsija e cila jeton në Shkodër). Prej martesës së dytë me Laçen, nga familja e Resulbegëve ka pasur gjithashtu një vajzë (Xhemilja) e cila ka ndërruar jetë. Përveç obligimeve në xhami ka mbajtur edhe mektebin në shtëpinë e vjetër në Kala (sot është aty kancelaria e muzeut).
Pas vdekjes të mulla Musa ef. Bushatit familja e ku ka qenë e martuar vajza e dytë Xhemilja së pari e ka shitur oborrin ku blerësi Hashim Milla ndërtoji shtëpinë familjare. Më vonë është shitur edhe kulla- shtëpia e vjetër. Pronari i ri ishte Rexhep Goga.
Bashkëshortja e Musa ef. Bushatit Laçja ka qenë e detyruar fillimisht të vazhdoji për të jetuar në shtëpinë e vjetër në Kala ku mëpërpara ishte familja e Zejnel-Nelo Resulbegut. Më vonë, komuna i ka dhënë Laçes një banesë të vogël në lagjen Totosh. Kështu, Laçja e lindur në shtëpinë e Resulbegëve në breg të detit në Lima, dhe mandej duke jetuar pas martesës në kullën e madhe në Kala, ishte e detyruar që pleqërinë ta kalonte në një dhomë largë detit e Kalasë.

Tërmeti prej vitit 1979 kullën e hoxhë Bushatit e rrënoj. Atë ditë humbi jetën edhe djali i vogël i Rexhep Gogës Agroni ( 1966). Më vonë, familja Goga e rindërtoji kullën-shtëpinë, por ajo humbi karakteristikat e mëpërparshme.

Rexhep Goga ishte pronari i ri i kësaj shtëpie ,monumentale në Kala.Ka qenë kopshtari i parë në mirëmbajtjen e lulishteve të qytetit . Njeri i qetë, ka pasur një gjë karakteristike: prej shtëpisë së tij e cila ishte në buzë të Kalasë gjithmonë është ulur dhe ngjitur nëpër bedenin e Kalasë përmes një rrugice të ngushtë nën shtëpinë e tij.
Rudi (Ruzhdi ) Goga ( 1948- 2017 ) ka jetuar në këtë shtëpi. Pikturat e para dhe ato tjerat i krijoi në Kala. Rudi Goga, u lind në vitin 1948 në qytetin e Ulqinit. Eshtë diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në klasën e akademikut Muslim Mulliqi, në vitin 1979. Ka mbaruar studimet pasuniversitare në Dyseldorf të Gjermanisë, me profesorët e njohur gjermanë, Rolf Sokenhajm (Sockhenheim) dhe Jozef Bojs (Joseph Beuys). Ekspozitën e parë vetjake, të titulluar Kulla e Ballshajve, e hapi në Ulqin në vitin 1978 e cila më pastaj do të pasohej nga një numër i madh ekspozitash dhe aktivitetesh artistike, brenda dhe jashtë vendit. Gjatë karrierës artistike, Goga numëron rreth 65 ekspozita personale dhe paq kolektive, jo vetëm në Ulqin dhe brenda kufijve të Malit të Zi, por edhe në Gjermani, Holandë, Francë, Nju Jork, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri. Punimet e tij gjenden në galeri dhe koleksione private, në vende të ndryshme të Evropës, ku piktori ka ekspozuar. Ndërkohë Goga numëron edhe disa çmime, mes të cilave në vitin 1991 merr çmimin vjetor të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve Art Club, Ulqin, në vitin 1995 shpërblimin kombëtar “Onufri”, Tiranë, në vitin 1998 shpërblimin e Shoqatës së Juristëve të Malit të Zi, Podgoricë. Rudi Goga ishte njëri ndër themeluesit e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve Art Club dhe si vlerësim të meritave dhe veprës madhore që krijoi, në vitin 2014 Art Club botoi monografinë kushtuar krijimtarisë së begatë artistike të tij.
Si mjek i ri disa herë e vizitova nënën e Rudi Gogës Meleqen. Rudi mi dhuroji dy pikturat e tija më të parat në krijimtarin e tij.
Shumë më vonë, në fillim të vitit 2003 Bashkimi krijuesëve shqiptarë në Mal të Zi organizoj ekspozitën e piktorëve shqiptarë nga Mali i Zi. Kjo ekspozitë u mbajtë dy here në Ulqin, Tuz, Shkodër, Tiranë. Për here të parë piktorët shqiptarë ishin prezent në Bilardën e Cetinës. Rudi Goga ishte prezent në këtë ekspozitë.
Akademiku Zuvdi Hoxhiqi botoi në gazetën ditore “Pobjeda” një kritikë lidhur me këtë ngjarje. Rudi Goga nuk ishte fare o kënaqur me shkrimin e Zuvdiut.
“ Rudi më duket i çuditshëm” iu drejtova Zuvdiut.
“ Da nije pomalo čudan, ne bi bio tako dobar slikar“
(Mos të ishte pak i çuditshëm nuk do ishte aq piktor i mirë). Ky ishte konstatimi i akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha..
“ Do të kaloj shumë kohë që të lind edhe një piktor si ka qenë Rudi Goga”
Më tha Hajro Ulqinaku.

Shtëpia e vojvodë Ilija Plamenacit në Ranë
Shtëpia e vjetër e vojvodë Pllamencit në RanëPas ardhjes së Malit të Zi në Ulqin u ndërtuan disa objekte interesante. Njëra prej shtëpiave në Ranë ishte edhe ajo të cilën e ndërtoji Ilija Plamenac, vojvodë në shtetin e ri të Malit të Zi i cili ka pasur edhe tri shtëpia tjera: në vendlindje Boleviqi sipër Virpazarit, në Nikshiq dhe në qendër të Cetinës. Ishte ministri për financa në qeverinë e Malit të Zi.
Si nxënës i Shkollës së mesme për infermieri në Cetinë një vit kam banuar me Dr.Myrto Salaj në shtëpinë e Prof. Milutin Plamencit ( djali i vojvodës ).
Në shtëpinë e tyre në Ulqin një kohë ka qenë kapidania e portës së Ulqinit ku ishte fillimisht udhëheqës Simo Sekuliqi, mandej Filip Batriqeviqi dhe Miqo Gjurashkoviq.
Kujtimet e mia më tepër janë të lidhur më këtë të fundit. Një herë Miqoja tha :
“ Çdo gja si e kemi na ka dhanë deti, ne detit nuk i kemi kthye asgja..”
( Këtu ka menduar se në Ulqin nuk ka portë dhe asnjëfarë mbrojtje për sandalla e anije..).

Milutin dhe Ana Plamenac vijnë në shtëpinë e tyre në Ranë pas daljes së Milutinit në pension. Disa herë i kam vizituar. Milutini ka qenë drejtori i Muzeumit në Cetinë dhe piktor i njohur, ka studiar në Universitetin e Sorbonës në Paris. Kam dëgjuar se kur ka kaluar pran Tyrbes Fani zotëri Milutini është përngulur, duke treguar respekt të posaçëm.
Djali i tyre Pavle-Pajo Plamenac ka qenë mjekë i dalluar, profesor në Universitetin e Sarajevës dhe Beogradit në Institutin e patologjisë.
Pas vdekjes së pridërve Milutinit dhe Anës , shtëpia shitet një beznismenit i cili jetonte në Suedi. Pas vdekjes së tij tragjike shtëpinë e bleu familja e Mustafë Nimanbegut.
Reth kësaj shtëpie ka vend të lirë të mjaftueshëm për ndërtimet e ardhëshme.
Për këtë arsye kjo shtëpi është e domosdosshme të ruhet.
Barnatorja e vjetër
Barnatorja e vjetër në UlqinNë fillim përkohësisht, barnatorja e B. Vujosheviqit ka qenë në shtëpinë private të Jovan Pejoviqit (ndërtesa e ekspoziturës së sotme e Bankës popullore të Jugosllavisë – 1998) përballë pazarit të moçëm të qytetit. Ajo është hapur në mars të vitit 1922 .
Barnatorja-shtëpia e farmaçistit Bogdan Vujosheviq është përfunduar në vitet 1930/1931. Ka qenë në qendër të qytetit. Në të ka punuar pronari, mr. farm. Bogdan Vujosheviqi ( 1894-19440) , gjithë deri në rastin e vdekjes ,në janar të vitit 1944. Projektuesit e barnatores kanë qenë: Gvido Grizigoni dhe Ante Kolunduroviq, të cilët ishin edhe projektuesit e krypores në Ulqin.
Disa të dhëna për farmaçistët e pare:
Mr. farm. Bozhenka (Bogdan) Vujosheviq – LAZOVIQ (1924-1983) e ka mbaruar Fakultetin e farmaceutikës më 1950 në Zagreb. Si bursiste e Qeverisë së RP të Malit të Zi, është kthyer në punë në “Narodna apoteka” në Ulqin, në të cilën ka punuar dhe ka qenë udhëheqëse e Barnatores së Shtëpisë së shëndetit për 30 vjet.
Mr. farm. Gojko (Todor) HAJDUKOVIQ, (1931-1976) Farmacinë e ka studiuar dhe mbaruar në Fakultetin e farmacisë në Zagreb, më 1957. Në Ulqin ka punuar nga viti 1960 deri 1976 në barnatoren e Shtëpisë së shëndetit të Ulqinit.
Barnatorja „Krka” (Novo Mesto)
Në fillim të gushtit të vitit 1982, bashkë me shefin e kontabilitetit Lano Sefa udhëtuam për Novo Mesto (Slloveni). Drejtori gjeneral Mr. Ph. Boris Adriançiç i fabrikës farmaceutike „Krka“ të Novo Mestos, një pjesë të stazhit të obliguar e kishte mbaruar te farmacisti Bogdan Vujosheviq në Ulqin. Pas tërmetit, ai tregoi interesim për t’i ndihmuar Ulqinit. Kontaktuam dhe kështu u realizua ky projekt. Lindi në Novo Mesto në vitin 1910. Fakultetin farmaceutik e përfundon në Zagreb në vitin 1935. Gjatë vitit 1948-1949 ka punuar në „Farmacinë Popullore“ në Ulqin. Drejtori i „Krka“-s ka qenë prej vitit 1954 deri në vitin 1985.
Pas tërmetit në vitin 1979 barnatorja është dëmtuar. Djali i Bozhenkës Mile Lazoviq e rrënoji dhe në atë vend dërtoji një shtëpi të re.
Kështu humbi edhe një shtëpi karakteristike në Ulqin.

( Nga monografia në dorëshkrim “Shtëpitë monumentale në Ulqin” )

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top