Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Filloi KE në hendboll në rërë: KJO NGJARJE SOLLI NJË MIJË MYSAFIRË NË ULQIN

Rukomet na pjeskuNë Plazhin e Madh sot filloi Kampionati Evropian në hendboll në rërë për kategorinë nën 18 vjeç „2018 Women’s & Men’s ECh Beach handball U18“.

Në këtë garë e cila luhet në konkurrencën e meshkujve dhe femrave marrin pjesë gjithsej 34 skuadra (17 ekipe meshkujsh dhe 17 femrash) nga 19 vende të ndryshme.

Siç theksojnë në Federatën Malazeze të Hendbollit, kjo është gara me më shumë pjesëmarrës e mbajtur deri tani në hendboll në rërë.

Tuboi rreth 600 pjesëmarrës, ndërsa kur llogaritën edhe prindërit „2018 Women’s & Men’s ECh Beach handball U18“ të cilët erdhën të ndjekin lojën e fëmijëve të vet, atëherë vetëm me këtë rast në Ulqin sot janë të pranishëm rreth një mijë turistë të huaj.

Numri më i madh i mysafirëve është i akomoduar në objektet e Karismes, gjersa një numër i madh edhe në hotelet private.

Gara përfundon të dielën.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top