Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Plazhi i Madh pa plastikë: UBA HAP FOTO KONKURSIN

UBAAgjensioni për Zhvillim Rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni është duke realizuar projektin “angazhimi i përdoruesve të plazheve dhe bareve në aksionin “Për Plazhin e Madh më të pastër të Ulqinit” i cili ka për qëllim zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm përmes mardhënies tonë ndaj proukteve të plastikës si dhe ngritjen e vetëdijes së publikut dhe institucioneve lidhur me pasojat e ndotjes nga plastika.

Në kuadër të këtij projekti në ditët në vijim do të mbahet një konkurs fotografik me qëllim që të theksohet serioziteti i këtij problemi kur bëhet fjalë për praninë e plastikës në plazhe, por gjithashtu të promovohen shembuj të mirë të përdorimit të mjeteve zëvendësuese të plastikës.

Në këtë kuptim edhe “Thirrja Publike” është projektuar për të ftuar përdoruesit e plazheve të Ulqinit për të siguruar fotografi të një karakteri paralajmërues dhe për të përshkruar praninë e plastikës dhe mbeturinave plastike në plazhet e Ulqinit, por edhe ato me karakter afirmativ, ku përmes shembullit dhe sjelljes së tyre promovojnë reduktimin e mbetjeve plastike në plazhe.

Fotot duhet të dërgohen në faqen e FB-së “Velika plaža bez plastike – Velika beach plastic free “ dhe ato do të publikohen në albumin FOTO CONTEST. Tri fotot që do të fitojnë më së shumti pëlqime deri më 25 shtator 2018, do të fitojnë çanta nga materialet e recikluara të bëra nga miqtë tanë nga OJQ-ja Eko art.

Projekti mbështetet nga Fondacioni Prince Albert II i Monakos, përmes iniciativës BEMED (Beyond Plastic Med) dhe pjesërisht të mbështetur nga N.P. Të Mirat Detare nga Budva.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top