Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

CEDIS: PRISHET LARGPËRÇUESI, NESËR VJEN RRYMA PËR 322 PËRDORUES

IMG_7817>Gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës Ulqin – Krythë u prish largpërçuesi 10 kv “Gaç – Shën Gjergj”, kështu që pa furnizim me energji elektrike mbeti nënstacioni 14 10/0,4 kv, prej ku furnizohen 322 konsumatorë.

Situata momentale është mjaft e komplikuar, kështu që rregullimi i prishjes mund të pritet gjatë ditës së nesërme.

Mundësia e furnizimit alternativ të kësaj zone me energji elektrike nuk është e mundur, për shkak të problemit i cili u krijua me këputjen e kabllove të rrymës nga rënia e drurit. Për shkak të pamundësisë së kontaktit me pronarin e tokës prishja në kabllo nuk u rregullua, ndërsa problem momental është edhe sasia e madhe e ujit në tokë si pasojë e reshjeve të djeshme.

Skuadrat tona janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top