Thursday , March 21 2019
Lajmi i fundit

Drafti i Studimit për Kriporen: KËTË JAVË KATËR SHQYRTIME PUBLIKE

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNga fundi i dhjetorit në shqyrtim publik është Drafti i Studimit për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit dhe Propozimi i vendimit për shpalljen e Kripores së Ulqinit të mirë natyrore të mbrojtur.

Siç njoftohet nga Komuna e Ulqinit, shqyrtimi publik përmes tryezave të rrumbullakëta do të mbahet sipas këtij orari:

me organet e Komunës, personat juridik ku themelues është Komuna, 16.01.2019, me fillim në ora 12,
me subjektet ekonomike, investitorët vendas dhe të huaj, 17.01.2019 me fillim në ora 12
me përfaqësuesit e partive politike, 18.01.2019 me fillim në ora 10,
me përfaqësuesit e OJQ-ve, 18.01.2018, me fillim në ora 12.

Të gjithë mbledhjet do të mbahet në ndërtesën e Komunës, në sallën për mbledhje në katin e II të Komunës së Ulqinit.

Shqyrtimi qendror publik për Draftin dhe Propozimin do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës të hënën, me 28.01.2019, me fillim në ora 13.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top