Saturday , July 20 2019
Lajmi i fundit

Administrata Publike sipas standardeve të BE-së: T’I SHËRBEJË QYTETARËVE DHE TË KUSHTOJË MË PAK

art-2-admpub (1)Në Strategjinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian  (KE) definohen rekomandimet për shtetet kandidate dhe kandidatët potencial për anëtarësim sipas parimit “fillimisht çështjet fundamentale” (fundamentals first), e të cilët kanë të bëjnë me tre shtylla bazë të procesit të zgjerimit dhe përfshijnë: reformën e administratës publike, sundimin e ligjit dhe administrimin ekonomik.

Reforma e administratës publike është në vend të parë, sepse nga kjo reformë varet çdo gjë tjetër. Ajo rregullon sistemin e shërbimeve publike dhe shtetërore, siguron kuadrot kompetent dhe ndarjen efikase të mjeteve dhe ofrimin e shërbimeve. Duhet të bazohet në parimet efikase për të qenë kompatibile dhe të sigurojë standardin e administratës së mirë siç e kanë anëtaret e BE-së.

Në të gjithë raportet e KE-së thuhet se administrata publike në Malin e Zi akoma nuk është funksionale në kuptimin e arritjes së standardeve të hapësirës administrative evropiane. Prandaj, në periudhën e kaluar, vëmendja më e madhe iu kushtua fuqizimit të kapaciteteve administrative të institucioneve me qëllim që administrata publike të bëhet më efikase, më e përgjegjshme, t’i shërbejë më mirë qytetarëve, të kushtojë më pak dhe të punojë mbi bazat e transparencës dhe procedurave të hapura.

Për të realizuar këtë vizion në qershor të vitit të kaluar u miratua Programi i Reformës së Administrimit të Financave Publike në Mal të Zi. Ky program është udhëzuesi kryesor i reformave për periudhën deri në vitin 2020 në këtë fushë në mënyrë që të forcohet korniza juridike dhe institucionale për menaxhimin e financave publike në pajtim me standardet e BE-së. Ceket që programi duhet të jetë mjet efikas për ndarjen efikase dhe të dobishme të asaj çfarë kemi, përmes shfrytëzimit të resurseve publike dhe përmirësimit të shërbimeve të cilët i ofron administrata shtetërore. Kjo nënkupton rritjen e transparencës dhe të funksionalitetit të përgjithshëm të administrimit të financave publike së bashku me plotësimin e kushteve të nevojshme për aderim në BE.

Prandaj, e tërë kjo punë nuk është as e lehtë dhe as e thjeshtë, por për vendosjen e sistemit më cilësor, të gjitha këto duhet të bëhen dhe të realizohen në vitet e ardhshme përmes kapitujve të mbetur në procesin negociues në mënyrë që të arrihen efektet e dëshiruara.

Vlerësimet e para të Brukselit do t’i fitojmë me 29 maj kur do të publikohet raporti për progresin e Malit të Zi.

Ky projekt realizohet në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediet: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OSHC si partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili implementohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e donatorit.Logo za disclaimer

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top