Monday , May 20 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi i Komunës: MBLEDHJA E ARDHSHME ME 29 MAJ

Mbledhja e ardhshme e Kuvendit të Komunës do të mbahet me 29 maj, mëson Portali Ul-info.

Në rend të ditës do të jenë 23 pika:

-Miratimi procesverbalit nga mbledhja e Parë e seancës së Parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur më 18 mars 2019,

1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve,
2. Propozim vendimi për ndërrimin dhe plotësimin e Vendimit për të Ardhurat e Nëpunësve në Komunën e Ulqinit,
3. Propozim vendimi për pajimin komunal të tokës ndërtimore,
4. Propozim vendimi për pajimin komunal të tokës ndërtimore për objektet ilegale,
5. Propozim vendimi për lirimin nga obligimi i pagesës së kompensimit për pajim komunal të tokës ndërtimore për Degën e Sindikatës Komunale Ulqin,
6. Propozim vendimi për rendin komunal,
7. Propozim vendimi i kompensimit për shfrytëzimin e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara në territorin e komunës së Ulqinit,
8. Propozim vendimi për rregullimin e komunikacionit në territorin e komunës së Ulqinit
9. Propozim vendimi për besimin e administrimit të hapsirave publike për parkimin e automjeteve, SHPK-së „Parking servis“Ulqin,
10. Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në Çmimoren e shërbimeve të SHPK ,,Parking Servisi“ Ulqin,
11. Propozim vendimi për plotësimin e Vendimit për vendparkimet publike në teritorin e Komunës së Ulqinit,
12. Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për themelimin e Institucionit Publik Qendra Ditore për Fëmijë dhe të Rinj „Ulqin“,
13. Propozim vendimi për orarin e punës,
14. Programi për rregullimin e hapsirës për vitin 2019 dhe Plotësimi i këtij programi,
15. Shqyrtimi i Raportit të punës së kryetarit të Komunës dhe organeve të administratës lokale për vitin 2018,
16. Propozim Përfundimi për dhënien e pëlqimit në Raportin e punës për vitin 2018 së NP për Ruajtjen, Kultivimin dhe Mbrojten e Egërsirave „Ulqini“,
17. Propozim vendimi për caktimin e vlerës së tregut të patundshmërive për vitin 2019,
18. Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për tatim në patundshmëri,
19. Propozim vendimi për taksat komunale,
20. Propozim vendimi për kompletimin e parcelës urbanistike nr.227 nga PDU Ulqin për lokalitetin Rana për Damjanoviq Ljubomir,
21. Propozim vendimi për kalimin e të drejtës së pronësisë Qeverisë së Malit të Zi të lokalitetit „Mavrian“,
22. Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në arritjen e marëveshjes në procedurën kontestimore P.br. 134/18 – Albert Kastrati dhe tj. nga Ulqini dhe,
23. Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në arritjen e marëveshjes në procedurën kontestimore P.br. 223/18 – PopoviqShaban dhe tj. nga Ulqini.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top