Friday , August 23 2019
Lajmi i fundit

Komuna: MINISTRJA VUÇINOVIQ PREMTOI NDIHMË PËR SANIMIN E DËMIT

KomunaMinistrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi Marija Vuçinoviq qëndroi në Ulqin, ku bisedoi me kryetarin e Komunës Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij.

Nrekiq e njoftoi ministren Vuçinoviq me dëmet e shkaktuara parmbrëmë nga moti i keq të cilët, sipas vlerësimit të shërbimeve relevante, kanë vlerën prej një milion e 245 mijë euro.

Kryetari tha se vetëqeverisja lokale po punon që gjendja të sanohet në afat sa më të shkurt meqë sezoni turistik tashmë filloi.

Ministrja Vuçinoviq premtoi se Qeveria e Malit të Zi do të ndihmojë dhe se është e njoftuar me situatën që e kaploi Komunën e Ulqinit.

Ministrja Vuçinoviq me përfaqësuesit e Komunës vizitoi lokalitetet e prekura nga stuhia dhe reshjet e forta, e të cilët pësuan dëme të mëdha.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top