Monday , January 20 2020
Lajmi i fundit

Radulloviq: DUHET TË GJEJMË MODELIN PËR FINANCIMIN E KRIPORES

Sasa RadulovicNegociuesi me Bashkimin Evropian për kapitullin 27 Sasha Radulloviq deklaroi se me shpalljen e Kripores hapësirë të mbrojtur Mali i Zi pjesërisht e plotësoi një nga kriteret për mbylljen e këtij kapitulli për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Sipas fjalëve të tija, tani është me rëndësi të gjendet modeli për financimin e Kripores.

“Skenari më optimal kërkon investimin fillestar me vlerë prej 10 milion eurosh dhe, për fat të keq, gjeneron humbjen operative prej një milion euro në vit. Të jemi të qartë, Kriporja është vend ushqyes shumë i rëndësishëm, e që ky ushqim të jetë i disponueshëm, ajo duhet të jetë në regjim aktiv, pompat duhet të punojnë dhe duhet të prodhohet lloji i caktuar i kripës”, shpjegoi Radulloviq.

Që të ketë shpend dhe kripë në Kripore, Qeveria shpreson që bashkë me partnerët evropian të gjejë zgjidhjen e qëndrueshme.

“Kujdesi për shpendët evropian është pjesë e obligimit tonë evropian, por edhe pjesë e obligimit të partnerëve tanë evropian dhe ato po tregojnë mirëkuptim të madh për një qëndrim të tillë”, shtoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top