Monday , December 9 2019
Lajmi i fundit

Ministria: KONTROLLE RIGOROZE TË AGJENCIVE DHE AKOMODIMEVE PRIVATE

InspekcijaMinistria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit kërkoi nga Drejtoria për Punë Inspektuese të forcojë kontrollin e agjencive turistike dhe të akomodimit privat sepse ekzistojnë indikacionet që e dëmtojnë rëndë buxhetin shtetëror.

Siç transmeton Portali Analitika, ekzistojnë indikacionet e qarta që një pjesë e të ardhurave të cilat realizohen në këtë mënyrë nuk i lajmërohet organeve tatimore.

Në Informatën për aktivitetet në parandalimin e ekonomisë informale të cilën e ka hartuar kjo Ministri në bazë të të dhënave të Drejtorisë Tatimore u vërejt vazhdimi i trendit të objekteve të cilët janë të regjistruar me shifrën 5510 (hotel dhe akomodim i ngjashëm), e të cilët punuan me një të punësuar.

Shtohet se me kontrolle u fillua në Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top