Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

M.CANKA: SHKURT PËR HAFIZ ALI RIZA ULQINAKUN

Hafiz Ali Riza UlqinakuHafiz Ali Riza Ulqinaku, për mendimin tim modest, është filizi apo produkti më i bukur në historinë e qytetit tonë.

Pse them produkti? Sepse ky mësues i madh i zemrës, fesë dhe kulturës, është lule e periudhës së mrekullueshme në historinë e Ulqinit, fundit të Perandorisë osmane, ndaj të cilës ne, akoma dhe në dëmin e vet, jemi kaq ashpërsisht të padrejtë.

Vetëm nga kjo klimë e zhvillimit të përgjithshëm të qytetit, komunikimit të gjallë me botën, mësuesve të mirë të fesë dhe të islamit popullor, mund të shfaqej një gjeni i tillë i cili me vetëm 20 vjet shkroi Mevludin madhështor.

Pra, nga ky burim i pastër i besimit dhe traditës së madhe, hafizi i ri ushqehej me frutat e shpirtit, dijes dhe shkencës, në Ranë dhe në Çarshi, në Shkodër dhe në Stamboll.

Pyes: kush tjetër në gjuhën tonë ka kënduar në mënyrë kaq të bukur për profetin Muhamed, s.a.v.s.? Kush është ai person, i cili ka shpirt, e nuk qanë kur këndohet Mevludi i hafiz Aliut?

Prandaj them se vetëm ai i cili fuqishëm e ndjen dhe e përjeton fenë, e kjo do të thotë njëri në kuptimin e plotë të kësaj fjale, mund të këndojë me kaq emocion dhe dashuri.

Me këtë hafizi i jonë e siguroi pozitën më të nderuar në historinë e Qytetit i cili krenohet me qimen e profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të.

Ne të cilët jemi rritur me Mevludin dhe të cilët e lexojmë vazhdimisht, e dimë se këto lloj njerëzish nuk vdesin kurrë.

Për fund, për të gjithë ne dhe për mua, mëkatarin, i dërgoi Zotit të botrave një dua të cilën na e mësoi mësuesi jonë i madh, euliaja dhe shtylla jonë e fesë: Aman ja Rab, t’ mangunat na’j ban tamam – Edhe na merr neve shpirtrat me iman!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top