Saturday , April 4 2020
Lajmi i fundit

URA: ABAZOVIQ DHURON PAGËN E VET MUJORE PËR PARANDALIMIN E DËMEVE NGA KORONAVIRUSI

Dritan AbazovicKryetari i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq do të dhurojnë pagën e vet mujore të deputetit Trupit Nacional Koordinues për sëmundje infektive me qëllim parandalimin e dëmeve të krijuara për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftuan nga kjo parti.

Thuhet se të gjithë funksionarët tjerë të Lëvizjes Qytetare URA kanë dhuruar pagat e veta mujore dhe me këtë akt treguan solidaritetin me situatën në të cilën ndodhet Mali i Zi dhe qytetarët e tij, si dhe shumë vende të tjera të botës dhe Evropës.

“Në këto momente me shembullin e vet dëshirojmë të shprehim solidaritetin karshi qytetarëve të Malit të Zi dhe ndaj atyre të cilët janë në vijën e parë të mbrojtjes nga ky virus por edhe ndaj atyre të cilëve kjo situatë i krijon shumë vështirësi në kuptimin ekzistencial. Ftuam të gjithë kolegët që të veprojnë njëjtë në mënyrë që ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak pasoja dhe dëme”, theksojnë nga URA.

Shtohet se në ditët e ardhshme do të gjejnë dhe propozojnë zgjidhje në mënyrë që qytetarët në situatë të tillë të ndihmohen maksimalisht dhe në mënyrë që mjetet e shtetit në kohë dhe me solidaritet ti ndahen atyre që kanë më së shumti nevojë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top