Thursday , October 1 2020
Lajmi i fundit

Si të denoncohet korrupsioni në Komunën e Ulqinit: ME E-MAIL OSE PËRMES KUTISË POSTARE

Panorama Ulcinj, UlqinQytetarët mund ta denoncojnë korrupsionin në Komunë të Ulqinit në dy mënyrë. Mënyra më e thjesht është përmes e-mailit, në të dy gjuhët, përmes banerit, i cili gjendet në ballinën e faqes së internetit të Komunës (http://www.opstinaulcinj.com/Komuna-e-Ulqinit/151/Denonco-korrupsionin.shtml dhe http://www.opstinaulcinj.com/Opstina-Ulcinj/1151/Prijavi-korupciju.shtml ).

Po ashtu, ekziston mundësia e denoncimit anonim të korrupsionit në punën e vetëqeverisjes vendore përmes kutisë postare e cila gjendet në katin përdhes të ndërtesës së Komunës.

Të gjitha denoncimet duhet t’i shqyrtojë Komisioni i veçantë i emëruar nga kryetari i Komunës.

Përndryshe, në ndërtesën e Komunës së Ulqinit gjenden edhe zyrat e një sërë organesh dhe institucioneve shtetërore (Drejtoria për Patundshmëri, Drejtoria Tatimore, Drejtoria për Punë Inspektuese…), por denoncimin eventual të korrupsionit i cili ka të bëjë me veprat e zyrtarëve të tyre nuk mund të bëhet përmes kutisë postare në katin përdhes të Komunës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top