Thursday , October 22 2020
Lajmi i fundit

Zenka: NUK EKZISTON MUNDËSIA QË UDSH TË BËHET PJESË E PUSHTETIT TË RI

Mehmed Zenka 3Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) Mehmet Zenka tha se nuk ekziston mundësia që partia të bëhet pjesë e pushtetit të ri.

“E fituam ftesën nga mandatari, por UDSH nuk e sheh veten në koalicion me partitë të cilët janë tërësisht të ndryshëm me ne, të cilët janë në kolizion të madh dhe të thellë me parimet dhe pikat tona programore. Njerëzit ndryshojnë sot për nesër. Unë jam ky që jam, e ato që dëshirojnë të kalojnë nga njëra anë në tjetrën, i uroj rrugë të mbarë”, tha Zenka në deklaratë për “Pobjeda”.

Genci Nimanbegu, një nga liderët e koalicionit “Lista Shqiptare – Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, tha për këtë gazetë se koalicioni i tij e pranoi ftesën e mandatarit për bisedime.

“Pranuam ftesën të bisedojmë, por kjo nuk do të thotë se jemi dakorduar. A do të hyjmë në pushtet varet nga këto bisedime, nga programi i tyre, nga më shumë faktorë”, tha ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top