Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Hudhra: SUPER-USHQIM PËR IMUNITET TË SHKËLQYER, NË VEÇANTI NËSE ËSHTË E VENDIT

“Super-ushqimi” është fjalë e njohur, në modë, të cilën sigurisht e keni lexuar në portale të ndryshme, e keni hasur në supermarkete ose e keni dëgjuar nga miqtë qëllimmirë. Dita ditës dalin “super-ushqime” të fundit që janë në trend. Pavarësisht a bëhet fjalë për frytet e rralla nga Amazona ose farërat që shërojnë çdo sëmundje të njohur për njerëzimin, shumica e super-ushqimeve bazohet në reklama intensive, e jo në prova dhe përparësi reale për shëndetin.Bijeli luk, hudhra

“Edhe pse nuk ekziston diçka e tillë si “super-ushqim”, hartuam një listë të shkurtë ushqimesh të cilët bazohen në një numër të konsiderueshëm provash shkencore”, thanë nga baza më e madhe, e pavarur e të dhënave mbi suplementet dhe ushqimet, examine.com.

Ushqimi i parë në këtë listë është hudhra. “Përfshirja e thelpinjve të hudhrës në ushqimin tuaj është një nga vetitë më të shëndetshme që mund të keni”, thonë nga examine.com.

Ekzistojnë prova të forta të cilat sugjerojnë se hudhra përmirëson shëndetin kardiovaskular duke ulur tensionin dhe duke përmirësuar profilet e kolesterolit. Ajo po ashtu ofron përparësi antioksiduese sepse përkrah aktivitetin e gluationit, antioksiduesit të fuqishëm. Gjithashtu, ekzistojnë provat që tregojnë se përdorimi i hudhrës mund të ul nivelet e sheqerit në gjak para ngrënies.

Duke përmirësuar aftësinë e rruazave të bardha të gjakut për të luftuar “ndërhyrësit” dhe duke rritur prodhimin e qelizave T (T limfociteve), hudhra mund të forcojë sistemin imunitar dhe kështu të zvogëlojë rrezikun nga ftohjet dhe infeksionet tjera. Mirëpo, hudhra nuk mund të zvogëlojë kohëzgjatjen e sëmundjes dhe as intensitetin e simptomave; ajo është vetëm suplement preventiv.

Ilustrimi: EXAMINE

Ilustrimi: EXAMINE

Duhet të keni parasysh se nëse përdorni ilaçe për hollimin e gjakut ose për uljen e tensionit, atëherë suplementimi me hudhër mund të jetë problematik. Prandaj është shumë me rëndësi që, nëse përdorni ilaçe, të këshilloheni me mjekun ose farmacistin para përdorimit të hudhrës.

Për të maksimizuar benefitet e hudhrës, hani 3-6 thelpinj të ndarë në disa vakte. Fillimisht copëtojeni ose shtypeni, për të aktivuar substancat bioaktive, pastaj përdoreni sipas dëshirës. Nëse s’e pëlqeni aromën ose shijen e hudhrës, apo dëshironi të shmangni erën e keqe të gojës, mund të përdorni tabletat e ekstraktit të hudhrës, të cilat mund t’i gjeni në çdo farmaci.

Në rrethinën e Ulqinit prodhohet hudhra me cilësi të lartë, ndërsa ajo është përbërës i shpeshtë në kuzhinën tonë tradicionale. Qoftet me kos, pula me lëngë, mishi kapamah, mish qengji me lëngë dhe kos, si dhe të gjithë format e gatimit tradicional të peshkut, janë vetëm disa nga ushqimet ku hudhra jep shije të veçantë.

E përveç shijes, ajo dukshëm jep edhe benefite të veçanta për shëndetin tonë! Në veçanti, ashtu si edhe qepa, është nga vendi ku jetojmë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top