Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

8.marsi: GJEKA, NIMANBEGU DHE ZENKA UROJNË GRATË

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaKryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka uron të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat me rastin e Festës së tyre, 8 marsit, nëpërmjet një mesazhi në të cilin theksohet:

“Në këtë ditë të shënuar dëshiroj të përcjell urimet më të përzemërta për të gjitha gratë, nënat e motrat për festën e tyre.

Nderim për kontributin Tuaj të gjithanshëm e të vazhdueshëm.

Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Ulqinit, dua tua uroj Festën e tetë marsit dhe të riafirmoj, përkushtimet dhe vizionin, tonë për avancimin e barazise gjinore.

Gezuar!”

 

Nimanbegu_Genci_06a1Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjitha nënat, motrat e gratë shqiptare, anë e mbanë botës kudo ku ato jetojnë, punojnë dhe edukojnë fëmijët e tyre në frymën e dashurisë dhe respektit ndaj njëri tjetrit, ndaj atdheut dhe gjuhës shqipe.

Të nderuara nëna, motra e gra shqiptare, Gëzuar 8 Marsin, festën Tuaj.

Urojmë që të mbretrojë paqa, lumturia dhe respekti ndër familjet Tuaja.

Urime !

Me respekt,

Kryetari

Genci Nimanbegu

Mehmed Zenka, Met ZenkaMe rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, Unioni Demokratik i Shqiptarëve u ndërgon urimet ma të përzemërta të gjitha nënave, motrave dhe bijave, me dëshirë që festën e tyre ta kalojnë sa më bukur.

Sot është dita e nderimit dhe mirënjohjes më të thellë ndaj nënave, grave, vajzave, motrave tona, që me sakrificat, përkushtimin, aftësitë dhe dashurinë e tyre janë themel i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë.

Andaj , edhe një herë në emër të UDSH-së edhe në emrin tim personal , të gjitha nënave, motrave dhe bijave iu dëshirojë sukses dhe prosperitet në ç’do fushë të jetës.

Gëzuar 8 Marsin.

Kryetari i UDSH-së

Mehmed C.Zenka,d.v.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top