Friday , July 19 2019
Lajmi i fundit

A.Gjeçbritaj: NXËNËSIT E SHKOLLËS SË KRAJËS NË TIVAR ME RASTIN E 40 VJETORIT TË TËRMETIT

Ali GjecbritajTërmeti katastrofal i cili me 15 prill 1979 shkundi deri në themel bregdetin e Malit të Zi dhe jo vetëm, goditi rënd komunën e Tivarit ku më se gjysma e viktimave kanë qënë pikërisht nga treva e komunës në fjalë. Dëmët materiale në godina shoqërore, shtëpi, banesa, ndërmarrje etj. kanë qenë të mëdha.
Pësoi shumë edhe infrastruktura rrugore.Fati e deshi që në Krajë termeti nuk shkaktoi viktima njerëzore por dëmet materiale edhe në Krajë kanë qenë të mëdha. Për ta kujtuar këtë ditë në dyzetvjetorin e kësaj fatkeqësie natyrore, të hënën më 15 prill 2019 u zhvillua një aktivitet organizuar nga njëstë operative për reagim të shpejtë në raste të situatave të jashtëzakonshme –Drejtoria për situata të jashtëzakonshme të MPB, Sherbimi i mbrojtjes së komunës së Tivarit. Drejtoria e sigurimit në det, Marina e Ushtrisë së Mali të Zi, Qendra e sigurisë Tivar, Shtëpia e shendetit Tivar, Organizata e gjahtarëve, Organizata komunale e kryqit të kuqsi dhe sektori joqeveritar i cilat vullnetarisht merret me aktivite lidhur me mbrojtjën dhe shpetimin etj. Demostrimi u organizua në sheshin para Palestrës së sportit në Tivar. Aty në praninë e shumë qyteraëve të Tivarit, nxënsëve të shkollave etj. u bë rishikimi i ushtrimeve të cilat duhet të merren në raste të tillia të fatkeqësive natyrore. Në takim moren pjesë 16 nxënës shembullorë të shkollës fillore “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” nga Ostrosi të udhëhequr nga mësimdhënësi e historisë, Sead Gjeçbitriqdhe i gjeografisë, Samir Çejoviq.
Përndryshe organizimin e udhëtimit të nxënsëve nga Ostrosi deri në Tivar dhe anasjelltas e ka bërë komuna. Të shtojmë në fund se nga Kraja për të shkuar në Tivar gjatësia e rrugës është rreth 45 km.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top