Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

A.Ibrahimi: KONTRATA ME KfW BANKËN JAVËN E ARDHSHME

Agron IbrahimiKoordinatori i komunës së Ulqinit për realizimin e projektit me bankën gjermane KfW Agron Ibrahimi ka thënë se në dhjetë ditët e ardhshme do të nënshkruhet Kontrata për transferimin e 18 milion eurove për ndërtimin  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Ulqin.

Kontratën do ta nënshkruajnë përfaqësuesit e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Ministrisë së financave, Vodacom-it dhe Komunës së Ulqinit.

Sipas fjalëve të tija, Komuna do të fitojë edhe dy milion euro grant, gjegjësisht mjete të pakthyeshme.

“Pritet po ashtu që deri në Vit të ri të nënshkruhet kontrata me kryesin e punimeve”, shtoi Ibrahimi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top