Thursday , August 17 2017
Lajmi i fundit

A.Nikolaidis: MITË ËSHTË T’I JAPËSH TË TJERËVE NGA VETJA, E KORRUPSION – T’I JAPËSH VETES NGA TË TJERËT!

Andrej - CopyNë Malin e Zi të sotëm frazat “integrimet euroatlantike” dhe “standardet europiane” përmenden po aq shpesh, thonë, sa në Malin e Zi të dikurshëm është përmend “burrëria” dhe “trimëria”.

Mirëpo, unë mendoj se në vend të burrërisë dhe trimërisë në Malin e Zi bashkëkohor qëndrojnë këto dy fjalë: mitë dhe korrupsion. Të përkujtohemi: Mark Milani e definoi burrërinë si mbrojtjen e të tjerëve nga vetja, ndërsa trimërinë si mbrojtjen e vetës nga të tjerët. Mitë është burrëria jonë, ndërsa korrupsioni trimëria jonë. Sepse, mitë është t’i japim të tjerëve nga vetja, ndërsa korrupsion – t’i japim vetes nga të tjerët.

Nga dita në ditë vazhdojmë të dëgjojmë se si integrimet euroatlantike do të kenë si rezultat shfarosjen e korrupsionit në Mal të Zi. Kur në platformën standardet pastaj statusi hyjmë në BE, pra, do të kemi korrupsion i cili do të jetë konform standardeve evropiane.

Këtu vlen të thuhet ajo çfarë autori qesharak u përgjigj në vargun e famshëm të Milkoviqit “Poezinë do ta shkruajnë të gjithë”: kësaj i druhem.

BE-ja në vitin 2013 për shkak të korrupsionit në institucionet e veta humbi 120 miliard euro. Ose, siç e formuluan këtë gjë në Komisionin evropian: “Dimensionet e korrupsionit në BE ta zënë frymën”. Rreth kësaj mund të lexoni në adresën http://www.bbc.com/news/world-europe-26014387. Pra, për një vit politikanët europian vodhën një buxhet vjetor të BE-së.

Çfarë dua të them? Fillimisht, kur BE-ja dërgon deputetet për korrupsion, duhet kushtuar vëmendja. Kjo është njëjtë sikur Messi të flas për driblim ose Sasha Grey për seksin anal: vlen të dëgjohet fjala e ekspertit.

E dyta, Mali i Zi në afatgjatë nuk mund të ja mundësojë vetes nivelin evropian të korrupsionit. Resurset e këtij vendi janë shumë të kufizuara. Niveli i korrupsionit në Mal të Zi, nëse ky shtet dëshiron të mbijetojë, duhet të jetë shumë më i ulët se në BE.

Për më tepër, komisionari i atëhershëm evropian Home Affairs Cecilia Malmstroem deklaroi se vlera e vjedhur e parave në BE, në të vërtetë, “ka të ngjarë të jetë më e lartë”.

Prandaj duhet menduar që, në vend të standardeve evropiane, të birësojmë ato kineze në luftë kundër korrupsionit. Nuk them që kjo është ide e mirë, por duhet të jemi open minded – le të mos jemi të verbëruar ideologjikisht.

Kapitalizmi kinez funksionon më mirë se ai perëndimor (Kina, nëse nuk keni dëgjuar, është zyrtarisht ekonomia e parë e botës), ndërsa duket që mënyra e tyre e shuarjes së korrupsionit është shumë më efikase se ajo evropiane.

Pra, ato që janë zënë në hajni të mos detyrohen (standardi europian) të vuajnë në vilat e veta, por le të pushkatohen (standardi kinez).

Meqë Kinezët kapitalizmin e vet shtetëror e kanë ndërtuar duke marrë shembull Jugosllavinë e Titos, tani edhe ne mund të mësojmë diçka nga ato.

Nëse nuk mundet ai kinez (e di, “Nikolaidis e tepron prapë”), nëse duhet të jetë standard perëndimor, a mund të jetë, të paktën, mënyra amerikane e luftës kundër korrupsionit? Ndonëse, jo bashkëkohore, por klasike. Sepse, nëse diçka ka funksionuar në Perëndimin e egër, pse mos të funksionojë në Lindjen e egër?

Që hajdutët, pra, organet kompetente t’i ngjyejnë në katran dhe pupla.

Çka, nuk do të ishte cool të shikosh njeriun në katran dhe pupla i cili del nga mercedesi zyrtar dhe hynë në ndërtesën e Qeverisë ose Kuvendit? Nuk do të ishte cool që fituesit e tranzicionit, kur takojnë njëri tjetrin, të përshëndeten me fjalët: “Po shoh, ke vënë pupla fansi”.

Fundja, kjo do të ishte mirë edhe për ato. Sepse nuk do të duheshin të hedhin para në kostume të shtrenjta, makina dhe simbole tjera statusore.

Të gjithë, me të parë, do të dinin se janë të suksesshëm. (Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë këndvështrimet dhe mendimet e BE-së dhe të pjesëmarrësve në projekt.)

Banner projekat, Disclaimer, Ulqini kunder korrupsionit

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top