A.Sulejmani: DISA FJALI RRETH FILMIT PËR BOJK TË S.ISMAILIT

argezon sulejmaniSa te veshtire e gati te pamundshme dhe sa te nevojshme e gati te domosdoshme e kemi rikthimin ne kohe per te kuptuar qe dikur paskeshim jetuar. Se jeta – vec mbi jete vendohet. E ku nuk ka patur jete, jete nuk mund te kete.

Kujtesa eshte meme e vetedijes, kjo eshte cilesi dalluese nga qeniet kurrizore te tjera jo njerezore. Vetedija ne vendet tona ka mbetur e lidhur ngushtesisht me kujtesen per arsyet qe sa i dime aq edhe i harrojme perditshmerisht. Ne kemi patur shume arsye per te cilat kemi jetuar nje jete te shtypur e me kafshaten e numeruar, por nuk kemi patur e nuk kemi asnjehere arsye te bejme harrestarin.
***
Rikthimi ne kohe nuk merr kohe. Perkundrazi, kujtesa te jep kohe. Me kete secili nga ne fiton ne kohe. Ate kohe qe per shume arsye duam ta harrojme. Por, aty gjejme vegjeline tone nder guralece, rinine tone nder topa bilardosh, pleqerine tone nder kesula francuze, maturine e historine tone ne vargje e tinguj rastesie.
Aty jemi ne. Do jemi edhe ne te tille. Do kemi tanet femije, do jemi pleq, do kujtojme nder dhembe te kaluaren me kenge. Nese e mesojme te kaluaren do te kemi mundesi qe me pak gabime te bejme ne te tashmen.
***
Dhashte Zoti qe fshatit rreze mali asnjehere te mos i buzeqeshe harresa, te mos i bine catite, te mos i zbrazen muret e thata, te mos i kendoje heshtja.
Dashte Zoti, Bojkut me rrethine edhe me tej t’i thyhen catite nga guralecet e femijeve kapricoz, mureve t i zgjaten shpatullat rinore e hijeve t i thurren vargje te matura nga te moshuarit qe niperve u lene amanet punen, kengen dhe miresine!
Jemi, sepse ishim!

_______
(Autorit dhe personazheve, mirenjohje! Per ndjesine e mrekullueshme qe percuan tek shikuesi.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…