Friday , February 23 2018
Lajmi i fundit

A.SULEJMANI: VARGJE HOMAZH PROF. DR BASRI ÇAPRIQIT

Ai nuk e ka për herë të parë
(Basri Çapriqit)

Ai nuk e ka për herë të parë
Ka vdekur sa herë që
Nuk e kuptonin nuk donin ta merrnin vesh
Nuk i jepej zë nuk i shqiptohej fjala
Nuk bënte dot punë nuk nxjerrte mujore
Nuk mbushte shportat nuk gëzonte fëmijët
Nuk i gjente paqe vetes komshisë njerëzisë
Ai nuk e ka për herë të parë
Ka vdekur sa herë që
Një i tij ka ndërruar jetë në luftë në paqe rrugëve mërgatës
Ka parë fëmijë gra pleq të luajnë macen e dromcave
Ka parë zonja zotërinj me kostume kollare të paimunizuar nga mesjeta
Prijësit e vendit të tij tek ngriten ngrihen duke u shitur dhjerë fikur
Kopshteve ka vuere partizanë të vegjël të marrive të mëdha
Ai nuk e ka për herë të parë
Ka vdekur sa herë është ndier poet i dërguar të vuajë të thotë deri në vdekjen e fundit(!?)
Ne e kemi për herë të parë
Një vdekje të Tij
E shihni sa fort sa thellë dhembin shembin
Vdekjet e poetit.

Krythë, Ulqin; 14.01.2018.

Argëzon SULEJMANI.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top