Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

A.Zaga: PO BËJMË GJITHÇKA QË TË NDALIM GJUETINË E PALIGJSHME

Ajet ZagaNga Ndërmarrja publike “Për kultivimin dhe mbrojtjen e egërsirave – Ulqin” është njoftuar se nuk posedojnë informatën për gjueti të paligjshme në territorin e kësaj komune.

“Shërbimi ynë rojtarëve të gjuetisë nuk është në dijeni për këtë gjë, por nuk përjashtohet mundësia që ndonjë individ nuk e respekton Ligjin për egërsira dhe gjueti të Malit të Zi. Ne, në momentin e marrjes së lejes, informuam të gjithë gjuetarët që rreptësisht të respektojnë ligjin dhe mos të shkojnë në gjueti në ditët kur gjuetia është e ndaluar”, tha drejtori i kësaj ndërmarrje Ajet Zaga.

Ai theksoi se janë të vendosur që të ndalin gjuetinë e paligjshme dhe që çdo individ të sanksionohet, gjegjësisht dënohet. “Kontrollet në terren janë të përditshme, por është normale që nuk mund të jemi fizikisht të pranishëm në tërë sipërfaqen e terrenit tonë të gjuetisë”, tha Zaga duke theksuar se “janë të hapur për bashkëpunim me të gjithë strukturat të cilët në mënyrë korrekte janë të interesuar të ndihmojnë në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top