Tuesday , March 31 2020
Lajmi i fundit

Abazovic: IDIOTIZMI POLITIK I CUNGUT

Dritan Abazoviq, Abazovic Bartësi i listës i Malit të Zi Pozitiv në zgjedhjet e djeshme në Ulqin Dritan Abazoviq ka shprehur kënaqësinë me rezultatet që i ka arritur kjo parti. “Çdo votë e jona është e pastër si loti dhe i arritur në betejën e pabarabartë me katër makineri partiake”, tha ai duke shtuar që MZ Pozitiv ka fituar 11 për qind më shumë vota se në zgjedhje parlamentare.

Abazoviq në konferencën e sotme për shtyp ashpër ka kritikuar liderin e Forcës së re demokratike Nazif Cungun i cili në tubimin e fundit parazgjedhor ka ftuar prindërit e të rinjve në MZ Pozitiv që “të këshillojnë fëmijëve të vet që të tërhiqen nga partia e cila përmend heronjtë e Taraboshit të cilëve nuk ju mjafton Shkodra, por duan të djegin edhe Ulqinin”.

Këto fjalë Abazoviq i vlerësoi si “idiotizëm politik” dhe “shitjen e patriotizmit të lirë”. “dhe të gjitha këto na i thotë njeriu i cili, kur ishte vështirë për këtë popull, morri valixhet dhe iku prej këtu. Ai i cili në këtë fushatë ka përdorur të gjitha mjetet që të mbes në pushtet”, theksoi deputeti i partisë Pozitive.

Sipas fjalëve të tija, të rinjtë në MZ Pozitiv erdhën me vullnetin e tyre të lirë. “Dhe ato janë shumë më të njerëzishëm se ai i cili i foli këto fjalë të papërshtatshme”, shtoi Abazoviq.

Ai ftoi të gjitha partitë nacionale të bashkohen dhe mos të lejojnë PDS të marrë pushtetin lokal. “Ne do ti ndihmojmë në çdo mënyrë nëse vërtet dëshirojnë ta bëjnë këtë gjë”, theksoi Abazoviq.

Sipas fjalëve të nënkryetarit të Këshillit komunal të MZ Pozitiv për çështje juridike në Ulqin Ilir Harasani, është paradoksale që vetëm kjo parti ka çuar 14 ankesa të Komisionit komunal zgjedhor. “Vërejtjet kryesisht janë dorëzuar për shkak të votimit përmes letrës (në shtëpi) dhe të gjitha janë refuzuar”, theksoi Abazoviq.

5 comments

  1. Le mas e tepro ma djalo, e keni nokautirat Cungun a dan tesh edhe shpirtin me ja marr?? Cungut tesh i duhet perkrahja e ulqinakve ma teper se kurr. Edhe pse menej se aj isht fajtori ma i madhi per rezultatin e dobt, nuk ka dit me lujt politik me askend, i ka hedh gjitha letrat ne dps e isht prish me tjer, par per t mir t qytetit forca dan perkrahje prej qytetarve n kta momente.

  2. Vec perpara esht vu ne funksion nje frym e re

  3. More traktor,nuk e di kush e ka tepru ti komenton pa baza,thua e ke “nokautirat “nëse e kuptoj mirë ke menduar të thuash e ke mposht Cungun?Po si?Me Çka?me Çfarë?Me mashtrime!?Me manipulime?!Me korrupcion,apo se ja ka thënë të gjitha në sy,në debatë,ku nuk kishte me çfarë të mbrohet Cungu.Hesht edhe kurë e thirren të deklarohet se a do të shkojë me DPS? Zotri mos fajso Dritanin,por dështimin e Z Cungu,që tregoi që nuk është i aftë të udhëheq.Mendoj që ky popull vërtet është i manipuluar,por që askush nuk mund ti shtyrë me zorë të votojnë.Erdhën në pushtet gjatë nate duke shkelur çdo parim njerëzor,porë po dalin me faqe të zezë…

  4. Bravo Dritan e ke perca Forcen per dy madate edhe e ke pru DPS me qen lider. Bravo Dritan, doli se vota per ty eshte vota per DPS. Bravo

  5. Si ka ba Dritani kurgja Cungut, i k ba Cungu vetit, i kan dal tan harrllyqet, shiken vetëm bythyn e vet, tepër vota ka fitu

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top