Monday , December 16 2019
Lajmi i fundit

ABAZOVIC: QEVERIA FUT DUART NË XHEPAT E QYTETARËVE

“Para rebalancit të buxhetit është aprovuar tatimi i krizës dhe është rritur TVSH në mënyrë që mbi supet e qytetarëve të paguhen aktivitetet ilegale dhe korruptive të Qeverisë dhe aranzhimet me tajkunët rus”, deklaroi deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq.

Ai tha për “Dan” që në këtë situatë çdo pushtet i përgjegjshëm do të jepte dorëheqje. “Bëhet fjalë për borxhe të cilat kryeministri i kësaj dhe qeverisë më herët i ka krijuar dhe mbledhur dhe të cilët më në fund erdhën për pagesë. Dhe ende kanë për të ardhur”, tha ai dhe shtoi që “Mali i Zi është bërë kreditoman dhe nuk do të mund të mbijetoj ndryshe përveç të marrë hua përsëri, kështu që gabimet e kësaj qeveri paguhen duke futur duart bë xhepat edhe ashtu të zbrazët të qytetarëve”.

3 comments

  1. Dritan per ju thojnë se je Masonac , deshta ta dije prej teje a asht kjo e vertet.

  2. Jo, eshte ne Illuminat s’eshte Mason, c’eshte kjo pyetje ….

  3. Eshte Rotarijanac, e Rotari eshte grup masonesh.

    Mileniumi ska mu pajtu mesiguri por skena cti bejme..

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top