Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Abazoviq: DISA NË FORCË DËSHIROJNË PDS-në TA SJELLIN NË PUSHTET

Dritan AbazovicKëshilltari i Lëvizjes qytetare URA në Kuvendin komunal të Ulqinit Dritan Abazoviq ka thënë se është e turpshme që disa drejtues të Forcës për interesa të veta tentojnë të shtyjnë PDS-në në pushtet.

“Njëkohësisht nuk hezitojnë të keqpërdorin kolegët edhe pse të gjithë e dimë që ashensori në Kala është problem i zgjidhshëm dhe se kjo nuk është arsye e turbullirave brenda koalicionit”, tha ai për “Vijesti”.

Abazoviq tha se është kundër që të vendoset ashensori atje ku tani është konstruksioni metalik. “Forca është pjesë e pushtetit shtetëror. Para dy viteve ashensori nuk i pengojë, ndërsa tani ju pengon”, theksoi ai duke shtuar se është i bindur që koalicioni në nivel komunal do të vazhdojë të funksionojë.

“Jam i sigurt se shumica në parti nuk mendon si disa drejtues, e nëse dikujt i shkohet me PDS le të shkojë”, përfundojë ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top