Thursday , May 24 2018
Lajmi i fundit

Abazoviq dorëzon padinë penale: CUNGU ANGAZHOI LLAZOREN DHE NURELLARIN TË MË OFENDOJNË

Dritan Abazoviq, Dritan AbazovicKryetari i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq akuzoi kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungun se angazhoi Ilir Llazoren dhe këshilluesin e Forcës Adri Nurellarin, që të nxisin dhunë ndaj tij.

Abazoviq kundër këtyre tre personave ka dorëzuar padinë penale, me të cilën i akuzon për nxitje të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare.

Theksoi se në këtë mënyrë ato i rrezikojnë të drejtën për jetë, liri dhe siguri, lirinë e mendimit, vetëdijes dhe religjionit, e të shprehurit…

Abazoviq për “Vijesti” tha se Ulqinaku Llazorja dhe shtetasi shqiptar Nurellari, me urdhër të Cungut, me muaj e ofendojnë në rrjete sociale, por edhe i transmetojnë kërcënimet e drejtuara atij.

Lideri i URA-së dyshon se Llazorja me 29 Janar, në faqen e Facebookut “Diaspora e Shqiptarëve të Malit të Zi”, u publikua përmbajtja ofenduese – propaganduese, i drejtuar në shprehjen e urrejtjes në baza nacionale dhe dhunë ndaj Abazoviqit.

Në këtë faqe, së bashku me mesazhin: “KY ËSHTË PASARDHËSI I ESAD PASHË TOPTANIT”, nga portali lajmi.net u përcoll shkrimi me titull “Dritan Abazoviq, rasti i politikanit shqiptar aleat i partive serbe në Mal të Zi”.

Cungu dje për “Vijesti” tha se nuk dinë për çfarë bëhet fjalë dhe as për cilin portal është fjala. Vijesti nuk arritën të kontaktojnë me Llazoren dhe Nurellarin.

Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

2 comments

  1. Ti sje as pite as laknur more djal- hiqe VIQ-in atehere behu patriot.

  2. larg-nga-ulqini

    Per cdo gje munden to ofendojne, por ne baze racore nuk munden pasi qe te gjith jeni nji race. Ju jo qe jeni nji race, por nji komb edhe mund te them nji fe, por nuk jam i sigurt 100%.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top