Monday , May 20 2019
Lajmi i fundit

Abazoviq: Festa e Pashkëve është nxitje për të ringjallur besimin në fitoren e së mirës ndaj të keqes

 

IMG-4b53513d9fe220dec8bac40609f0bd99-VLideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, uroj festat e pashkëve të gjithë besimtarëve të besimit katolik.

“Festën më të rëndësishme krishtere, e festofshi ashtu siç i ka hije, me më të dashurit tuaj në paqe, mirëqenie dhe plot shëndet. Festat si kjo le të kontribuojnë për respekt ndaj njëri tjeteit, tolerancë dhe dinjitet, si vlera themelore të shoqërisë sonë, por dhe të gjithë njerëzimit. Pashkët le të sjellin paqe shpirtërore dhe prosperitet, të kujtojmë virtytet e përhershme dhe të qëndrueshme të njerëzimit. Me dëshirë qe festa të zgjojë tek ne më të mirën e mundëshme “, tha Abazoviq.

Ai uroi që festat e Pashkëve ti presim në ditë më të mira për të gjithë qytetarët e Malit të Zi. “Festat e Pashkëve janë një nxitje për të ringjallur fitoren simbolike e së mirës ndaj të keqes, dhe të rikthejmë besimin se vlerat e vërteta të njerëzimit janë të pavdekshëm dhe se për ta ja vlen që të luftohet, ashtu siç ja vlen të luftohet për një tjetër Mal të Zi, më të mirë dhe të barabartë, për një të ardhme më të mirë dhe të ndritshme,” përfundoi  Abazoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top