Friday , February 21 2020
Lajmi i fundit

Abazoviq: HYRJA NË NATO SHPEJTON NDËRRIMIN E PUSHTETIT

Dritan AbazovicDeputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka thënë se marrja e ftesës për NATO shpejton procesin e ndërrimit të pushtetit.

“Mesiguri që PDS-ja do të tentojë që të gjithë meritat ti marr për vete dhe të përfitojë nga kjo gjë, por kjo mund të jetë vetëm afatshkurte. Besoj që ftesa do të mbërrijë në dhjetor, ndërsa pushteti do të ndryshojë në pranverë të vitit të ardhshëm. PDS-ja është subjekt i zbrazët, i harxhuar dhe i tejkaluar”, vlerësoi ai në intervistën për Portalin Analitika.

Sipas fjalëve të tija, deri në zgjedhje ka edhe shumë kohë që “disa gjëra që janë akoma të mjegullta, të kristalizohen përfundimisht”. “Mendoj se proceset që ndodhen në opozitën tonë janë të mirë për shoqërinë dhe se do të ju mundësojnë qytetarëve ofertën më të mirë në zgjedhje. Po ashtu, është mirë që disa subjekte që aktronin opozitën, e punuan për PDS-në, do të zhduken nga skena, e po ashtu mendoj që forcat e djathta do të humbin rëndësinë”, tha Abazoviq duke shtuar se “proceset që ndodhin janë të mirë dhe duhet të jenë kyç për arritjen e qëllimit aq të dëshiruar: fitores opozitare në zgjedhje”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top