Monday , February 17 2020
Lajmi i fundit

ABAZOVIQ: I njëjti rreth i njerëzve në funksione

“Në Mal të Zi kemi të njëjtin person për të shtatën herë në pozitën e kryeministrit dhe kryetarin e shtetit i cili herën e tretë me radhë, kësaj herë dhe në mënyrë të paligjshme, merr detyrën”, deklaroi deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq.

Ai për “Dan” tha që prandaj nuk do ta befasonte që Ranka Çarapiq të rizgjidhet në funksionin e prokurorit të lart shtetëror edhe pse nuk ka arritur asnjëfarë rezultati në punën e deritanishme. “Nuk jam i sigurt që PSD do të votoj kundër rizgjedhjes së saj”, tha Abazoviq dhe theksoi që disa udhëheqës të kësaj parti kanë paralajmëruar që do të përkrahin zgjedhjen e Çarapiq.

Abazoviq padyshim ka menduar në nënkryetarin  Qeverisë dhe të PSD-së Vujica Llazoviq. Të kujtojmë që MANS-i në fillim të  vitit 2011 kundër Llazoviqit ka dorëzuar padi penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurën e zgjedhjes së ofertuesit më të mirë në tenderin për valorizimin e Valdanosit, por që nga atëherë e deri sot, Çarapiq nuk e procedoj atë padi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top