Saturday , September 26 2020
Lajmi i fundit

Abazoviq: KËSHILLAT NACIONALE TË POLITIZUAR

54264172-A9AE-4118-84CC-59A632AA6977_mw1024_n_sKëshillat nacionale të popujve pakicë në Mal të Zi nuk punojnë mirë sepse janë të politizuar”, ka deklaruar deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq.

Ai tha që duhet të ndryshohen rregullat në mënyrë që në këto institucione të hyjnë njerëzit nga kultura, letërsia, shkenca, e jo që në to të dominojnë politikanët. “Unë jam me funksion anëtarë i Këshillit nacional të Shqiptarëve, por jam i gatshëm të dal menjëherë nga ky trup nëse vjen dikush i cili nuk është i ngjyrosur politikisht”, tha Abazoviq në mbledhjen e Kuvendit të Malit të Zi.

Ai shtoi që në organet dhe institucionet shtetërore shumë pak ka përfaqësues të pakicave, si dhe që ato janë dobët të përfaqësuar në programet e shërbimit publik të Televizionit të Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top