Sunday , June 16 2019
Lajmi i fundit

Abazoviq: KOÇO DANAJ ËSHTË JOSERIOZ

“Nuk duhet ti marrim me seriozitet deklaratat e Koço Danajt për ‘Shqipërinë natyrale’. Ai nuk arriti as të futet në parlamentin shqiptarë në zgjedhjet e kohëve të fundit”, deklaroi deputeti i partisë Pozitive Dritan Abazoviq.

Ai tha që deklaratave të Danajt i kushtohet vëmendje e pamerituar dhe vlerësoi që ato para së gjithash i bëjnë dëm shqiptarëve. “Përfaqësuesit politik të Shqiptarëve në Mal të Zi janë shumë qartë të vendosur ndaj të ardhmes evropiane të Malit të Zi”, duke shtuar që ato janë “servil ndaj pushtetit në Podgoricë dhe kjo duhet të brengos”.

Funksionari i Lidhjes demokratike Nikoll Camaj tha që këtyre ideve nuk duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë, por që janë ide që forcohen për shkak të sjelljes së shteteve të regjionit ndaj Shqiptarëve dhe çështjes shqiptare.

Funksionari i PDS-së Nikoll Gegaj mendon që deklaratat e Danajt janë anakronike dhe të panatyrshme, duke shtuar që Mali i Zi ndërton marrëdhënie të shkëlqyera me shtetet e regjionit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top