Abazoviq mbi akuzat reciproke të drejtuesve të komunës: TË REAGOJ PROKURORIA

Dritan Abazoviq, Abazovic Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq ka deklaruar që prokuroria duhet të reagoj mbasi që të shtunën kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe nënkryetari i komunës Selim Resulbegoviq kanë thënë akuza të rënda reciproke.

“Mbas debatit televiziv askush normal nuk duhet të ketë dyshime mbi ndodhitë në majën e pushtetit komunal. Ky është skandal i pabesueshëm i cili nuk mbahet në mend në skenën politike lokale në Mal të Zi”, vlerësoi ai.

Sipas fjalëve të tija, nëse pas kësaj prokuroria në Ulqin nuk e inicion hetimin ndaj të dyve, kjo do të jetë shenjë e qartë që ky institucion në Ulqin nuk ekziston.

“Ky skandal flet mjaftueshëm për kredibilitetin e njerëzve të cilët kanë udhëhequr qytetin në dy vitet e kaluara”, tha Abazoviq dhe theksoi që, nëse kësaj i shtohet dhe sjellja e Fatmir Gjekes në funksionin e drejtorit të ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizim”, fotografia bëhet krejtësisht e qartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…