Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Abazoviq me Zaevin: NDRYSHIMET E DOBISHME PËR NJË SHOQËRI

Dritan ZaevLideri i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq u takua dje në selinë e Qeverisë së Maqedonisë me kryeministrin e vendit Zoran Zaev, njoftohet nga Lëvizja Qytetare URA.

Abazoviq uroi Zoran Zaevin në rezultatet e deritashme, duke vlerësuar se Maqedonia është shembulli më i mirë si zhvillohet vizioni evropian në rajon.

“Dëshiroi të ju uroi dy gjëra. E parë, arritët të ndërroni pushtetin duke mos përhapur konflikte edhe pse në mungesë të kulturës politike paraardhësi i Juaj nuk ka dëshiruar që në mënyrë të qetë të shkojë nga pushteti. Dhe e dyta, për dallim nga shumica e liderëve ballkanik menjëherë jeni ballafaquar me problemin më të madh të Maqedonisë, e ai është zgjidhje e problemit dekador me Greqinë”, i tha Abazoviq Zaevit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top