Abazoviq: NA NJOHIN, PRANDAJ NUK NA THËRRASIN

Dritan Abazoviq, Abazovic Kryetari i Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv dhe bartësi i listës së kësaj parti në zgjedhjet e mbajtura pak kohë më parë Dritan Abazoviq ka deklaruar që Mali i Zi Pozitiv do ti siguronte përkrahje partive nacionale shqiptare për formimin e pushtetit të ri vetëm në baza parimore dhe me plan të qartë të punës së pushtetit të ardhshëm. “Ato e dinë këtë dhe prandaj askush nuk na thërret në bisedime”, tha ai për “Vijesti”.

Partia pozitive në zgjedhje ka fituar dy mandata, kështu që koalicioni eventual i Forcës dhe koalicionit „Bashkë për të ardhmen e Ulqinit“ me 15 mandate duhet të kishte edhe dy vota për formimin eventual të shumicës.

PSD (SDP) ka deklaruar që në asnjë mënyrë nuk do të pranonte ftesën e Forcës për negociata duke theksuar që sot vazhdojnë negociatat me PDS për formimin e koalicionit të gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…