Abazoviq në Berlin: NA NEVOJITET NDIHMA E GJERMANISË

image-0-02-05-d88e35702fa0a33d487267ea4b1f49e41ddbedd56da4918ea85e668160b7b1b5-VKryetari i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq qëndron në vizitë në Gjermani ku po takohet dhe bisedon me deputetët e parlamentit gjerman, Bundestagut.

Abazoviq i njoftoi kolegët me ndodhitë në Mal të Zi dhe kërkoi ndihmë për tejkalimin e krizës politike, të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare, njoftohet nga Lëvizje qytetare URA.

Kryetari i Lëvizjes URA Dritan Abazoviq qëndron në Berlin me ftesë të Institutit Aspen të Gjermanisë, në kuadër të konferencës “Zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës në Ballkanin perëndimor”.

Me këtë rast Abazoviq vizitoi Ministrinë gjermane të ekonomisë dhe enrgjetikës ku u takua me sekretarin shtetëror Uwe Beckmayerom, gjersa vizitoi edhe parkun Shkencor – teknologjik Adlerahof, i cili punëson mbi 17 mijë punëtorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…