Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Abazoviq në Berlin: TAKIME ME ZYRTARËT DHE PARLAMENTARËT GJERMAN

Dritan AbazovicNënkryetari i LQ URA dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, qëndron në Berlin ku është pjesëmarrës i konferencës së organizuar nga Instituti Aspen nga Gjerania.

Tema e konferencës është promovimi i multikulturalizmit dhe shoqërisë liberale para sfidave të rritura të radikalizmit, nacionalizmit dhe ndarjeve.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Abazoviq është takuar me ministrin shtetëror Gjerman për punë evropiane Micheal Roth. Po ashtu, ai kishte darkë pune me dhjetëra deputet të Bundestagut, ndër të cilët ishin Peter Beyer (CDU), Stefan Albani (CDU), Thorsten Frei (CDU), Josip Juratovic (SPD), Ewald Schurer (SPD), Luis Amtsberg (Gruenen)…

Gjatë takimit është biseduar për situatën politike në Mal të Zi në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, e sidomos u veçuan temat lidhur me problemet e organizimit të zgjedhjeve me implementimin e ligjit të ri zgjedhor, politikën e jashtme, bashkëpunimit regjional, luftës kundër korrupsionit, si dhe problemeve lidhur me Kriporen e Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top