Sunday , July 21 2019
Lajmi i fundit

Abazoviq në Bundestag: Gjermania fuqishëm mbështet mbrojtjen e Kripores

Image-1 (37)Kryetari i URA-së, Dritan Abazoviq, bisedoi dje në Bundestag me kolegun e tij Manuel Sarrazin nga grupi parlamentar i të gjelbërve të Gjermanisë.

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin, sundimin e ligjit dhe sistemin politik, vëmendje e veçantë iu kushtua çështjes së Kripores, saktësisht mbrojtjes së saj dhe rikthimit në funksion.

“Javën e ardhshme, Kryeministri i Malit të Zi do të vijë në Gjermani.  Kolegët e Bundestagut posaçërisht kanë përgatitur pyetje lidhur me mbrojtjen e Kripores së Ulqinit. Janë të njoftuar me situatën dhe në detaje i kam shpjeguar për korrupsionin që bëhet në relacionin Qeveri-Eurofound – Kadastri shtetëror “- tha pas takimit Abazoviq.

Abazoviq i falënderoi të gjithë përfaqësuesit e popullit gjerman për mbështetjen e fortë që ata kanë dhënë për vite përmes deputetëve apo ambasadorëve të Bundestagut, veçanërisht lidhur me çështjen e Kripores.

Siç më njoftuan përfaqësuesit e të Gjelbërve, ato do të vizitojnë Ulqinin në muajt e ardhshëm dhe me këtë rast është paralajmëruar dhe një vizitë në Kripore si dhe në vende të tjera të rëndësishme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top