Saturday , January 23 2021
Lajmi i fundit

Abazoviq: NË MARRËVESHJE VALDANOSI, TË MIRAT DETARE, TRANSPARENCA…

300x225Bartësi i listës së Malit të Zi Pozitiv në Ulqin Dritan Abazoviq ka deklaruar që në marrëveshjen e koalicionit me Forcën e re demokratike dhe koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” theksohet  dhe domosdoshmëria e miratimit transparent të dokumenteve komunale, mbrojtja e hapësirës së Valdanosit dhe Kripores, ankimimi kushtetues për kufirin e të Mirave detare. Theksohet që duhet të sillet Plani strategjik dhe të formohet Këshilli për mbrojtjen dhe përmirësimin e vetëqeverisjes lokale.

“Të gjitha principet dhe idetë të cilat sipas nesh janë të realizueshme në periudhë më të shkurtër kohore se një vit, e të cilat i ka propozuar MZ Pozitiv, janë bërë pjesë përbërëse e dokumentit dhe këtu partnerët tanë nuk kanë krijuar asnjë problem. Mendoj që vullneti i qytetarëve është kënaqur, PDS ka mbetur në opozitë dhe nga ky aspekt duhet të jemi të kënaqur edhe pse kombinimi ideale nuk ka”, tha Abazoviq dhe shtoi që MZ Pozitiv do të tentoi të mbroj interesin publik në çdo situatë të mundshme.

3 comments

  1. Urime Dritan, mos lesho pe! Kallxoja venin tanve. Shpresojme per transparenc dhe mbrojte te interesave qytetare.

  2. Driton urime je ma i miri vazho keshtu se ishalla pa u mbush 2 vjete ju keni me e udheheq Ulqinin dhe jemi te sigurte se mencurija e juaj ka me e ba ulqinin nje komune si i ka hije se sa per Gjeken harroje se aj as me fol nuk din nuk presim dicka prej ti as prej as kuj tjeter vet ju jeni ndryshimi i ulqinin me gjithe se nuk ju kam deshte sa keni qene ne parti te S, ju pershendes

  3. Veç njat borxh mas ja çoni ma shum se ishte ba 8 mil eur prej 2 mil qe ishte 2012.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top