Saturday , November 18 2017
Lajmi i fundit

Abazoviq: NË MËNYRË INTENSIVE PËRGATITEMI PËR ZGJEDHJET LOKALE

Dritan Abazovic„Partia demokratike e socialistëve po shkatërrohet dhe prandaj nuk guxojnë të japin datën për zgjedhjet e përsëritura parlamentare. Pasojë e gjendjes kaotike në PDS-së janë rezultatet e dobëta në të gjithë fushat, veçanërisht në planin ekonomik. Karta e fundit socio-ekonomike e qytetarëve të Malit të Zi flet për politikën e gabuar të pushtetit aktual dhe për atë se sa pushteti e ka shkatërruar standardin e qytetarit malazez“, vlerësoi lideri i LQ URA Dritan Abazoviq.

Ai tha se partia e tij në mënyrë intensive përgatitet për zgjedhje lokale të cilët vijojnë.

„Në mënyrë konstante jemi të pranishëm në terren dhe po fitojmë informata të mira kthyese nga qytetarët. Kjo na jep besim që në mënyrë të palodhur të vazhdojmë të punojmë edhe më tej, të bindur se trendi i ndryshimeve i cili ka filluar të vazhdojë deri tek rënia përfundimtare e pushtetit autokratik, gjë që është e pashmangshme. Përgatitemi ti ofrojmë qytetarëve vizionin tonë të zhvillimit të arsimit dhe shëndetësisë, në mënyrë që të ofrojmë zgjidhjet konkrete për problemet në këto fusha“, shtoi Abazoviq.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top