Abazoviq: PËR KRIPORE PRAPË NË KUVENDIN E MALIT TË ZI

Dritan Abazoviq, Dritan AbazovicDeputeti i pavarur në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka thënë se çështjen e mbrojtjes së hapësirës së Kripores prapë do ta iniciojë në Parlament.

Ai ftoi prokurorin shtetëror special që më në fund të nxjerrë nga sirtari “rastin Kriporja”.

Abazoviq akuzoi Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit që tërë kohën pengon vendimin për shpalljen e Kripores Përmendore të natyrës, të cilin e inicioi pushteti lokal në Ulqin.

Sipas fjalëve tët ija, Qeveria tenton që Eurofondit, i cili shkatërroi Kriporen, dhe “Prva banka-ës” t’i mundësojë të ndërtojë në një pjesë të Kripores dhe në atë mënyrë të bëjnë profit marramendës.

“Por situata nuk është tragjike, sepse tashmë ka marrë karakter ndërkombëtarë”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…