Saturday , October 24 2020
Lajmi i fundit

Abazoviq: PËR SHKAK TË VALDANOSIT KUNDËR DRAFTIT TË PHU-së

Dritan Abazoviq, Abazovic “Drafti i Planit hapësinor-urbanistik të Ulqinit për shkak të zgjidhjes së propozuar për Valdanos është i papranueshëm për ne”, ka deklaruar kryetari i Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq.

Ai për Portalin UL-info tha që kjo parti kundërshton çdo lloj betonizimi të gjirit të Valdanosit. Sipas fjalëve të tija, zgjedhja më e mirë është që kjo hapësirë të valorizohet sipas modelit të Qendrës ndërkombëtare ekologjike .

“Edhe disa zona tjera të qytetit, siç është Pylli i pishave, mbas hotelit “Albatros”, dhe Plazhi i madh nuk janë mjaftueshëm në përputhje me qëndrimet tona, por jemi të gatshëm që rreth tyre çështjeve të kërkojmë kompromise në interes të qytetarëve. Nga ana tjetër, Valdanosin duhet ta ruajmë në tërësi dhe rreth kësaj pike, të paktën sa i përket neve, nuk ka diskutim”, tha Abazoviq dhe shtoi: “Fundja, mbrojtja e Valdanosit me insistimin tonë ka hyrë në marrëveshjen e koalicionit, kështu që mendojmë që është detyrim i partnerëve tonë që bashkë të tentojmë të bindim Qeverinë e Malit të Zi, e cila e harton këtë dokument planifikues, të pranojë këtë qëndrim”.

Kryetari i MZP në Ulqin ka theksuar që ideja e “QNE-së Valdanos” është në interesin e përgjithshëm. “Po ashtu kuptojmë që disa përpiqen që nëpërmjet të këtij dokumenti të shtyjnë edhe disa interesa private, por këto tentime për ne janë të papranueshme”, përfundoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top