Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

ABAZOVIQ: Shans i fundit për pushtetin e Ulqinit

“Qytetarët e Ulqinit thjesht nuk kanë fat me pushtetet lokale. Mbasi që është investuar energji e madhe për të arritur ndryshimet e shumëpritura politike, është e qartë që pushteti i ri ka zhgënjyer në shumëçka, por akoma më keq, në masë të madhe kujton në të kaluarin. Premtimet e mëdha janë treguar si demagogji e pabazuar për përfitimin e pikëve të lira politike, ndërsa ekspertiza dhe projektet e ashtuquajtura, si imagjinatë artistike pa kurrfarë baze”, deklaroi deputeti në Parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Ai në deklaratën për shtyp tha që “për këtë arsye, sezoni i ardhshëm turistik është shansi i fundit që pushteti aktual lokal të shpëtoi karrierën e vet politike, por edhe më e rëndësishme, të shpëtoi fytyrën e vet”. “Sepse, nuk guxon më të ketë arsyetim. Qytetarët fillimisht thanë, do të presim 100 ditë, pastaj jepjani 6 muaj, le ta kenë një vit, por tani është mbushur kupa. Është e vërtet që pushteti aktual ka trashëguar shumë probleme, por është më se e vërtet që ka vazhduar praktikën e vjetër të paraardhësit të mendoj vetëm për vete dhe votat. I burgosur në autizmin politik dhe vetëdijen e pallankës ku Komuna përjetohet si firmë private, e me të cilën krahas kësaj udhëhiqet në mënyrë joshtëpiake, nuk ka mundur të prezantoi asnjë vlerë të re në jetën politike të qytetit tonë. Përkundrazi, për dallim nga pushteti i kaluar, ky nuk arriti të funksionoi në mënyrë cilësore as brenda koalicionit të vet. Nuk ka projekte zhvillimore, përveç disa të qeverisë, e nuk ka as rroga për punëtor. Por para zgjedhjeve kishte punësime politike nga të gjitha anët dhe do të ketë edhe huamarrje shtesë. Dhe mbasi që askush nuk guxon të akuzoj qeverinë për asnjë problem, akuzojnë njëri tjetrin, në mënyrë primitive, në kafene, të bashkangjitur me fushatën pëshpëritëse. Nuk ka përparim në asnjë sferë të jetës publike, e Ulqini mbetet qyteti me rrogën mesatare më të vogël në shtet dhe e vetmja komunë e varfër në bregdet ”, pohon Abazoviq dhe shton që “është thjesht e pakuptueshme që disa, në dukje probleme të vogla komunale, nuk mund të zgjidhen. Për shembull: para xhamisë në Mëhallë të re vazhdimisht plehrat lihen në rrugë, por kjo nuk i pengon kryetarit, as deri para pak kohëve nënkryetarit të Komunës, të cilët një vit e gjysmë kalojnë afër tyre sepse jetojnë në afërsi, dhe ndërkohë nuk marrin masa për këtë çështje”.

“Në vend që të garojnë kush do të jetë më afër PDS-ës i cili, siç duket, qeverisë edhe pse është në opozitë, do të ishte më mirë të mendojnë si do të organizohen shërbimet e inspekcionit komunal këtë verë, që mos të na ndodh ajo çka ndodhi sezonin e kaluar: të kemi anarki dhe kolaps në qendër të qytetit. Për disa gjëra tani është vonë, por megjithatë, shumëçka mund të bëhet dhe të përmirësohet. Për këtë arsye sezoni që vjen është shansi i fundit për pushtetin lokal të tregoj sa di dhe sa mundet! Në të kundërt, zgjedhjet në vjeshtë janë gjithnjë e më të mundshëm. Dhe mos të harroj: kryetari duhet ta dorëzoj raportin e punës me të cilin është në vonesë të madhe. Nuk e di çka do të shkruaj në të, por nga goja dhe sytë e çdo qytetari të Ulqinit lexohet lehtë çka mendon për këtë mënyrë të udhëheqjes me qytetin, sidomos nëse i kanë parasysh premtimet e dhëna”, përfundoj Abazoviq.

One comment

  1. DRAGAN BRISKOVIC

    te nderuare bashkqytetare,te ulqinite,me nje plage te rende po ishkruaj keto rreshta sepse me te gjitha keto cka i ka thene zoteri abazoviq duhet te pajtohemi dhe te pyesim zoterinjte nga pushteti vendor,deri kur duam qe ne kete qytet te jemi te ndare ne te pasur e te varfer ose ne katolik e musliman deri kur dona me nejte e me kqyr si femija e te ”gjeturve” punojn ne vende pune te cilat do te duhet te ishim ne qe kemi specijalizuar deget e ndryshme ,deri kur dona me e pa ket qytet si vijn njerez nga shqiperija dhe kosova maqedonija ose serbija e bosnja e punojn ketu dhe te gjitha parate nga ky vend shkojn ne shtetet tjera e rinija jone rrine ne fshat ose nuk ka per te vend pune,per cvare arsyeje nuk mujm me qene te punsuare nese jemi te konfesionit tjeter ”jo ati qe jane shumice ne qytet”deri kur zoteri krytare doni mee na ignoru e mos mena llane te drejta te barabarta te gjith neve te rinjve pse lejoni qe dikush te ndihet qytetare i rendite te dyte ne qytet pse duhet na te paguajm shum mateper tatime se sa tjeret pse zoteri kruetare nuk punohet ne prizmen e turizmit ne mnyre te rregullt pse ne disa objekte hoteliero turistike inspekcioni nuk hyne kyrr,as sanitare as komunal por elle nese hu=yn hyn sa te merren vesht si te anulojne,denimet te cilet ju takojne per sherbimin qe behet,jemi komuna m e korruptuar ne mal te zi me pasurit natyrore ma te mllaja se asnje tjeter, por pasurit ikan nda vagabondat e qytetit dhe perfitojn nga ato familja etyre ose vetem te afermit e tyre ku esht kontrolli ktu sepse ato punsojne te afermit pa dit kush gja as cvare shkollash kan krye as kush dhe sa dijn por vetem let jene te afermit e tyre ne pune zoja dhe zoterinj te ketij qyteti hajde te dalim te gjith se bashku me te njejtin qellim ME SHPETUA ULQININ NGA KORRUPSIONI DHE TE MBROJM KETE PASURI QE NA E LLA ZOTI E PO NA E VJELLIN DISA NJEREZ TE PUSHTETIT LOKAL SEPSE FMIJA JONE NUK KANE ME PASE SE KU ME JETUA E ULQINI NUK ESHT TASH NJIQIND VJET POR ME MIERA VJETESH DHE KTU DERI PARA 20 VJETEVE KUSH NUK NA KA DVET CKA AS KUSH JENA E SOT DISA SEKTASH, E DISATE CILET MERREN ME POLITIK TE GABUAR E KAN LANE KETE QYTET NE VIZ TE VDEKJES ZOJA E ZOTERIJ TE MESOJM FEMIJET TANE TE PUNOJN NE EMBELTORE TE MESOJM FEMIJET TANE TE PUNOJN NE FURRA MOS TE SHESIM TOKE PER TE BLE NJE MAKIN LUKSOZE,ZOJA E ZOTERINJ TE RRESPEKTOJM NJERI TJETRIN NE CDO PIK PAMJE QE TE JET ULQINI KRENARIJA JONE E JO TE TURPEROHENA SE CVARE TURIZMIT OFROJM NE ULQIN PSE EPERJTOJM KTE PER ARRSYE SE U KENA LLAN LIRI PUNE DHE SJELLEJESH ATYRE QE PREMTOJN ME FJAL EJO ME VEPRA DHE DUKE SHPRESUAR SE DOTE SHOF DRITEN E VERTET ELLE PSE UN I PERKAS KONFESIONIT TJETER (KATOLIK) SHPRESOJ SE DO TE GJEJ MIRE KUPTIM TEK ADMINISTRATORI I KSAJ FAQE DHE TA LEJOJ TE DALE NE PAMJE TE GJITH QYTETARVE TE ULQINIT JU DESHIROJ MENE NE KRYE SE NJEREZIT E HUAJ PO VIJN PO PUNOJ KTU POI MARRIN PARET DHE PO ECIN NE QYTETE TE VETA DHE PO E NDERTOJN JETEN E VET ME PARE TE MARRURRA NGA GOJA EFEMIJVE TANE

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top