Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Abazoviq: TË SHKARKOHET KOMANDIRI I POLICISË NË ULQIN

Dritan AbazovicKomandiri i Policisë së Ulqinit, Goran Erakoviq duhet të shkarkohet, tha kryetari i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq dhe shtoi se në të kundërt dërgohet mesazhi se policia legjitimon dhe stimulon dhunuesit që të rrahin qytetarët pa kurrfarë pasojash.

Abazoviq sot, pas konferencës për shtyp, i tha gazetarëve se Erakoviq, i cili drejtoi aksionin në të cilin zyrtarët tejkaluan përdorimin e fuqisë, duhet të shkarkohet.

“Nëse nuk shkarkohet në 24 orët e ardhshme atëherë policia legjitimon dhe stimulon dhunuesit që të rrahin qytetarët pa kurrfarë pasojash. Nëse sot ai nuk shkarkohet atëherë Veloviqi është ai që urdhëron rrahjen e qytetarëve në çdo qytet të Malit të Zi”, tha Abazoviq.

Ai shtoi se nga policia të cilën e prezanton dhe e personifikon Veselin Veloviq nuk mund të pritet asgjë tjetër përveç situatash të tilla të ngjashme.

“Ky xhirim u krijua në vitin 2017. Njerëzi ishin nën presion dhe nuk guxonin ta publikonin. Çdo lokal ka xhirimin e torturës së policisë por nuk guxojnë ta publikojnë”, tha Abazoviq.

Ai apeloi tek qytetarët që çdo herë kur të kenë mundësi të xhirojnë tejkalimin e kompetencave ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ne si parti ofrojmë, sa të kemi mundësi, që këto njerëz ti mbrojmë. Ky është skandal”, tha Abazoviq dhe shtoi se personat e dyshimtë janë brenda dhe në krye të policisë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top