Terroristët nuk janë besimtarë, por kriminel dhe kështu duhet të trajtohen, ndërsa themel i religjionit është dashuria ndaj të gjithëve, durimi karshi shqetësimeve dhe mosmarrëveshjeve, e kurrsesi përjashtueshmëria, tha nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq.
Në konferencën shkencore “Ekstremizmi, terrorizmi dhe religjioni”, e cila u mbajt të hënën në Podgoricë, ai tha se të gjitha religjionet thërrasin për paqe dhe se kjo është përcaktori themelor i çdo religjioni.
Sipas fjalëve të tija, besimtarët e vërtet janë ato që insistojnë në lidhjen e njerëzve.
“Besimtarët e vërtet janë ato që shkallën e tolerancës e kanë shumë të lartë se individët tjerë të cilët, ndoshta, fenë nuk e kanë të afërt”, shtoi Abazoviq duke theksuar se janë identifikuar kërcënimet nga terrorizmi dhe ekstremizmi në Mal të Zi.