Thursday , November 23 2017
Lajmi i fundit

Abazoviq: TRUKIM I POLICISË KUNDËR HOTELIERIT ALLOVIQ

Dritan AbazoviqNënkryetari i URA-së dhe deputeti në Parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka vlerësuar se padia e dorëzuar gjykatës për kundërvajtje kundër hotelierit Skender Alloviq është trukim i Drejtorisë së policisë.

“Tani janë kujtuar që personin e pafajshëm ta padisin pas gati tetë muajsh për shkak të tifozllëkut që ndodhi në lokalin e tij “Shisha bar”, e të cilin ai nuk duhej dhe nuk mund ta ndalonte”, tha Abazoviq në Kuvendin e Malit të Zi.

Ai tha se veprimi i policisë “është shumë i pavend dhe jokorrekt dhe ka për qëllim krijimin e tensioneve të panevojshme para sezonit turistik dhe Kampionatit evropian në futboll”.

One comment

  1. Skendoja isht harush. Aj tesh duhet me i pagu gabimet e Gzimit, Metit, Nazifit, Gencit, Unionit, Forces, Gjekes edhe tan klyshave tjer si e kan lan Ulqinin n ket dor dite si e kan shti n goj t Millos me na hanger aj jeten ashtu si ti teket. Per raste si ky, rastet e hoteleve, t mirave detare, krypores e sa e sa raste e tjera- i vuhen kushte Millos, ose na u hiq qafe ose ta them qafen. Me ken da si me shku, ma keq se jena nuk munena me qen. T kishim nejt n shtet SCG me 2006, se kishim pas ma keq se e kena. Edhe, tan per shnet t ktyne burraleca si i permena ma nelt.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top